Spiropali: Drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, prioritete absolute

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se diaspora shqiptare mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërsa po përgatitet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2025–2030.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se diaspora shqiptare mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërsa po përgatitet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2025–2030.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, ku u diskutua projektbuxheti i vitit 2026, ministrja bëri të ditur se buxheti i ardhshëm parashikon një mbështetje prej 800 milionë lekësh për diasporën, që do të përdoret për ngritjen e mekanizmave të regjistrimit dhe rrjetëzimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, si dhe për organizimin e Samitit të Diasporës në janar, me fokus në diplomacinë ekonomike dhe fuqizimin e profesionistëve shqiptarë në botë.

“Diaspora është prioritet strategjik i politikës sonë të jashtme. Strategjia e re do të përcaktojë qartësisht instrumentet për përfshirjen e saj në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit”, theksoi Spiropali.

Ajo foli edhe për hetimet mbi fondet IPARD dhe procesin e negociatave me BE.

Spiropali iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve të opozitës nga “Mundësia”, pasi deputetët e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm sot në mbledhjen e komisioneve parlamentare.

E pyetur nga deputeti i “Partisë Mundësia” Erald Kapri lidhur me hetimet mbi fondet e BE për programin IPARD, ministrja Spiropali sqaroi se problemet janë adresuar në të gjitha nivelet, si përmes auditimeve të brendshme dhe të jashtme, ashtu edhe në bashkëpunim me strukturat audituese europiane, përfshirë OLAF.

“Presim raportin përfundimtar nga strukturat përkatëse”, tha ministrja.

Spiropali vuri në dukje se qeveria po punon për procesin e hapjes së kapitujve të fundit të negociatave, teksa shprehu bindjen se rezultatet do të jenë pozitive.

Spiropali konfirmoi se më 17 nëntor, Shqipëria do të çelë grup-kapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, që lidhen me bujqësinë dhe politikat e kohezionit, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt përparimit të procesit të integrimit.

Në lidhje me pyetjen e dytë të deputetit Kapri mbi çështjen çame dhe marrëdhëniet me Greqinë, ministrja theksoi se asnjë vend i BE-së nuk ka shprehur kundërshti ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë, ndërsa Greqia vijon të jetë një partner strategjik dhe mbështetës.

“Kemi një marrëdhënie strategjike me Greqinë. Në dhjetor do të mbahet takimi dypalësh ku do të diskutohen çështje të rëndësishme bilaterale si marrëveshja detare, heqja e ligjit të luftës, të drejtat e pronësisë dhe të njeriut, si dhe çështje që lidhen me minoritetin grek dhe popullsinë shqiptare në Greqi”, u shpreh Spiropali.

Ministrja theksoi se këto tema nuk prekin thelbin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat mbeten “marrëdhënie strategjike dhe të bazuara në bashkëpunim e mbështetje reciproke për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Ndërkohë duke iu përgjigjur deputetit Agron Shehaj se çfarë po bën qeveria për zbardhjen e abuzimeve me fondet e BE, Spiropali tha se pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është “ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë”.

“Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progresraportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete absolute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm”, tha ajo.

“Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, të cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 palë zgjedhje”, theksoi Spiropali.

Burimi ATSH

Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme…