Shqipëria linjëzohet me standardet e BE-së dhe NATO-s për mbrojtjen digjitale

Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030 konsiderohet një hap strategjik drejt forcimit të mbrojtjes kombëtare në hapësirën digjitale


Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030 konsiderohet një hap strategjik drejt forcimit të mbrojtjes kombëtare në hapësirën digjitale.

Këshilli i Ministrave miratoi dje Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030 dhe Planin e saj të Veprimit 2025–2027, duke përcaktuar vizionin e ri të Shqipërisë për ndërtimin e një ekosistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në epokën digjitale.

E hartuar në zbatim të ligjit “Për Sigurinë Kibernetike”, strategjia përfaqëson një dokument udhëheqës që përafron politikat kombëtare me direktivën evropiane “NIS2”, rregulloren e identitetit digjital “eIDAS2” dhe kuadrin e certifikimit të sigurisë kibernetike “EUCC”, duke e vendosur Shqipërinë në një linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Strategjia ndërtohet mbi pesë politika kyçe që përbëjnë boshtin e mbrojtjes digjitale kombëtare

Mbrojtja e Infrastrukturës Digjitale është politika kryesore e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë 2025 – 2030.

Sigurimi i sistemeve të informacionit, rrjeteve të komunikimit dhe aseteve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit është thelbësor për sigurinë kombëtare, publike dhe stabilitetin ekonomik. Qëllimi i mbrojtjes së infrastrukturës digjitale synon të krijojë një model të qëndrueshëm dhe efektiv të mbrojtjes së përbashkët që shpërndan përgjegjësitë dhe menaxhon rrezikun duke ofruar një nivel të lartë sigurie dhe qëndrueshmërie për ekosistemin digjital.

Mbrojtja e infrastrukturës digjitale garanton vazhdimësinë e shërbimeve publike e private dhe përfshin masa parandaluese e reagimi në kohë reale ndaj incidenteve kibernetike.

Strategjia parashikon po ashtu mbrojtjen online të qytetarëve dhe nxitjen e kulturës kibernetike, përmes edukimit digjital, ndërgjegjësimit publik dhe parandalimit të krimeve kibernetike si bullizmi, mashtrimet dhe dezinformimi.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj strategjie ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim integrimin e plotë në rrjetet e BE-së dhe NATO-s për shkëmbimin e informacionit dhe reagimin kolektiv ndaj kërcënimeve.

Strategjia parashikon po ashtu nxitjen e inovacionit dhe kërkimit shkencor, përmes krijimit të Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike (QKESK) dhe mbështetjen e start-up-eve e projekteve kërkimore në teknologjitë e avancuara si AI, analiza e të dhënave dhe kriptografia.

Po ashtu, strategjia parashikon rritjen e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride, për të mbrojtur institucionet dhe shoqërinë nga rreziqe të kombinuara që përfshijnë ndërhyrje kibernetike, dezinformim dhe manipulim informacioni.

Plani i Veprimit 2025–2027 është dokumenti operacional që përkthen vizionin strategjik në masa konkrete, të ndara sipas institucioneve përgjegjëse, me afate të përcaktuara dhe tregues të matshëm për çdo objektiv.

Plani përfshin gjithashtu analizën e burimeve financiare për secilën masë, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në procesin e zbatimit.

Zbatimi i strategjisë do të udhëhiqet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), i cili do të ketë rolin koordinues ndërinstitucional për monitorimin, raportimin dhe realizimin e objektivave të parashikuara.

Çdo institucion përgjegjës do të raportojë mbi progresin vjetor, ndërsa AKSK do të përgatisë raportin kombëtar të zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, i cili do të publikohet çdo vit për transparencë publike.

Burimi ATSH

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…