Nis faza e dytë e nismës bullgare për vizita mjekësore falas në Pustec

“Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me specialistët shqiptarë është një hap i rëndësishëm për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit edhe pas përfundimit të iniciativës”, theksoi Ivaylo Kirov, Ambasador i Bullgarisë në Shqipëri.


Në Pustec filloi sot faza e dytë e vizitave mjekësore të specializuara parandaluese për të gjithë banorët e bashkisë dhe zonës përreth.

Sot dhe nesër specialistë bullgarë do të kryejnë vizita falas në fushën e mamologjisë, urologjisë, gastroenterologjisë, pulmonologjisë, otorinolaringologjisë dhe ortopedisë.

Nisma zhvillohet për të katërtin vit radhazi dhe organizohet nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare në Korçë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë dhe Ministria bullgare e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Bashkisë së Pustecit.

Një risi e rëndësishme e fushatës së këtij viti është përfshirja e ekipeve shqiptare nga spitalet rajonale të Korçës dhe Pogradecit.

Në fazën e dytë janë pesë specialistët shqiptarë, të cilët do të punojnë së bashku me mjekët bullgarë dhe në rast të nevojës do të marrin pjesë në ndjekjen e rasteve pas përfundimit të vizitave. Ky bashkëpunim krijon mundësi për vazhdimësinë e kujdesit mjekësor dhe monitorimin e pacientëve që kanë nevojë për ekzaminime ose trajtim të mëtejshëm.

Gjatë fazës së parë, të zhvilluar më herët këtë muaj nën drejtimin e kardiologut prof. Ivo Petrov, u kryen gjithsej 487 vizita të specializuara: 280 vizita kardiologjike dhe vaskulare, 100 endokrinologjike, 62 reumatologjike dhe 45 neurologjike.

Numri prej 487 vizitash nuk përfaqëson numrin e pacientëve të veçantë, pasi disa persona kanë vizituar më shumë se një kabinet të specializuar.

Gjatë fazës së parë nuk u konstatuan raste që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme mjekësore urgjente. Për tre pacientë po shqyrtohet mundësia e trajtimit të mëtejshëm në Bullgari, pas kryerjes së vlerësimit të nevojshëm mjekësor dhe përcaktimit të kushteve organizative.

“Qëllimi ynë është që banorët e zonës të kenë qasje falas te specialistët, të përfitojnë nga parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm dhe të marrin rekomandime për ndjekjen dhe trajtimin e mëtejshëm. Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me specialistët shqiptarë është një hap i rëndësishëm për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit edhe pas përfundimit të iniciativës”, theksoi Ivaylo Kirov, Ambasador i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë hapjes së fazës së dytë të iniciativës, kryetari i Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, dr. Milen Vrabevski, tha se “për ne, misioni nuk përfundon me kryerjen e vizitës. Kur konstatohet një problem shëndetësor që kërkon diagnostikim ose trajtim të mëtejshëm, ne përpiqemi që pacienti të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pikërisht kjo vazhdimësi e shndërron iniciativën nga një gjest i njëhershëm në një mbështetje reale dhe të qëndrueshme për njerëzit në Prespën e Vogël.”

Vizitat janë falas dhe të hapura për të gjithë banorët e bashkisë Pustec dhe zonës përreth.

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…