Hoxha në Nju Jork: Bashkëpunimi rajonal, gur themeli i politikës sonë të jashtme

Në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në diskutimin mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal, të organizuar në kuadër të Kryesive të Rumanisë të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se në një botë të formësuar nga pasiguria në rritje, lufta, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe presionet ekonomike, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë: më shumë bashkëpunim, jo fragmentim; më shumë dialog, jo konfrontim; dhe më shumë veprime praktike.

Sipas Hoxhës, bashkëpunimi rajonal nuk është më vetëm një çështje marrëdhëniesh të fqinjësisë së mirë, por një domosdoshmëri strategjike.

“Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal mbetet një gur themeli i politikës sonë të jashtme dhe një investim strategjik në paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, tha Hoxha.

Për Ministrin e Jashtëm, bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në BE ndërlidhen reciprokisht.

“Lidhjet më të forta rajonale ndihmojnë në avancimin e perspektivës evropiane, ndërsa perspektiva e anëtarësimit në BE ofron një shtysë të fuqishme për bashkëpunim, reformë dhe lidhshmëri. Besimi mundëson bashkëpunimin, bashkëpunimi forcon qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmëria krijon mundësi për qytetarët tanë”, përfundoi ministri Hoxha.

Marrë nga ATSH

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.