80 vjetori i OKB, Spiropali: Shqipëria në krah të vlerave që prodhojnë siguri dhe integrim

Në Nju Jork ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.


Në Nju Jork ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali shkruan në rrjetet sociale se, “Shqipëria qëndron më e qartë dhe më e vendosur se kurrë në krah të vlerave që prodhojnë siguri, zhvillim e integrim”.

Spiropali u takua me ministrin e jashtëm të Estonisë, Margus Tsahkna, me të cilin folën mbi situatën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga katër avionë luftarakë rusë, si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, i cili i përcolli ministres Spiropali urimet e tij për marrjen e detyrës së re si drejtuese e MEPJ.

Mëngjesin e së hënës, Spiropali iu bashkua tryezës së Ministrave të Jashtëm të nismës Adriatiko-Joniane, i pari në Nju Jork nën Presidencën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, Spiropali theksoi angazhimin për bashkëpunim rajonal dhe për një të ardhme evropiane të përbashkët të rajonit Adriatiko-Jonian.

Spiropali gjithashtu pritet të mbajë një fjalë në selinë e OKB për “promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Burimi ATSH

Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku darkoi me Ivanka Trump, vajzën e presidentit të Shteteve të…

Global 360

Kurti takon Friedenin: Luksemburgu, mbështetje në të gjitha fazat e shtetndërtimit

Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku darkoi me Ivanka Trump, vajzën e presidentit të Shteteve të…