Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk Konjufca.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori sot një mesazh urimi për marrjen e detyrës nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.

Në urimin e tij, ministri Konjufca shprehet se “Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta”.

Në përgjigje të këtij mesazhi, Hoxha u shpreh se Shqipëria dhe Kosova ndajnë vëllazërinë e përkatësisë kombëtare, gjuhës, historisë dhe identitetit.

Kjo lidhje e fortë, sipas ministrit Hoxha, është e natyrshme dhe e pazëvendësueshme dhe përbën një themel të qëndrueshëm për të shtrirë dhe thelluar më tej bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.

“Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë evropian”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.