Karakaçi: Punimet në Korridorin VIII vijojnë normalisht, presim mbylljen e disa segmenteve brenda një viti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi siguroi sot se punimet në gjithë aksin e Korridorit VIII po vijojnë normalisht, pa asnjë ndalesë.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi siguroi sot se punimet në gjithë aksin e Korridorit VIII po vijojnë normalisht, pa asnjë ndalesë.

Në një takim me banorët e prekur nga shembja e rrugës Librazhd-Përrenjas, Karakaçi u shpreh se në këtë aks janë marrë të gjitha masat për të vijuar në një mënyrë sa më shpejtë qarkullimi normal.

“Strukturat jo vetëm të ARRSH-së dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, të Hekurudhës por edhe të Energjisë kanë marrë masat e nevojshme. Ju e dini që është spostuar një linjë transmetimi e cila është transferuar në një në kohë rekord për të mos krijuar shqetësime të mëtejshme nga pikëpamja e energjisë elektrike”, shtoi ai.

Duke folur për ecurinë e punës në Korridorin VIII, Karakaçi theksoi se Korridori prej rreth 33 kilometrash është tashmë i kontraktuar nga ARRSH.

“Në të tetë fazat ka një ecuri krejtësisht normale dhe nuk ka pasur asnjë ndalese në punimet përkatëse të këtij Korridori. Madje në fillimet e tij që është segmenti i tretë, i dytë dhe i parë që është në dalje të Elbasanit, qytetarët mund dhe të konstatojnë që janë shtruar dhe shtresat asfaltike të njërës korsi dhe po vijohet dhe me korsinë tjetër”, shtoi ministri.

E vetmja ndalesë, sipas tij, “ka qenë në këtë aks prej 150 metrash”.

“Do të bëhet rruga sekondare që është 1,3 kilometra që do lejojë kalimin e automjeteve derisa kontraktori të vazhdojë punimet dhe në këtë segment”, shtoi Karakaçi.

Ministri vlerësoi se ky është një Korridor, dhe ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë, që e fut vendin në një fazë tjetër zhvillimi ekonomik.

“Korridori VIII bën ndërlidhjen e Shqipërisë me gjithë pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit. Të gjitha segmentet e tjera kanë ecur sipas fazave kontraktore. Ne presim që brenda një viti, përveç këtij segmentit këtu, të kemi mbylljen e tyre sipas afateve kontraktore dhe do vazhdojmë me ritmet përkatëse të duhura siç dhe duke punuar tashmë në të gjitha pjesët e këtij korridori”, siguroi Karakaçi.

/Marrë nga ATSH

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…