Rama: Korridori VIII strategjik, bashkë me Portin e ri të Durrësit krijojnë një aks më të shpejtë lëvizje

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë strategjike të Korridorit VIII, ndërsa u shpreh se ai është përfshirë edhe në korridoret e forcave ushtarake të NATO-s, gjë që ia rrit edhe më shumë vlerën dhe e bën aset strategjik jo vetëm të Bashkimit Europian, por edhe të NATO-s.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë strategjike të Korridorit VIII, ndërsa u shpreh se ai është përfshirë edhe në korridoret e forcave ushtarake të NATO-s, gjë që ia rrit edhe më shumë vlerën dhe e bën aset strategjik jo vetëm të Bashkimit Europian, por edhe të NATO-s.

Në një takim me banorë të zonës së Librazhdit dhe Përrenjasit, Rama kujtoi se “Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik, por nuk ka qenë i pranuar nga Bashkimi Europian si një korridor europian”.

“Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE-së e dëshironin këtë korridor. Ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE-së për ta përfshirë në korridoret europiane, sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE-së”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se duke qenë aset i BE-së, Korridori bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare europiane.

“Ka qenë puna, diplomacia dhe këmbëngulja jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, disa vite më parë, ky korridor u fut në Rrjetin Europian të Korridoreve”, tha Rama.

Kryeministri tha se jo vetëm u kuptua natyra strategjike e tij, por edhe u vulos rëndësia strategjike e Korridorit, i cili faktikisht së bashku me portin e ri të Durrësit garanton një aks tjetër të lëvizjes të mallrave dhe njerëzve nga lindja drejt perëndimit.

“Krijon një aks më të shpejtë, me kosto më të ulët dhe patjetër edhe me efikasitet më të lartë në çdo aspekt. Por paralelisht, korridori duhet të ndërtohet edhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Bullgari. Është ndërtuar një program bashkëpunimi katërpalësh ku është përfshirë edhe Italia pikërisht për rëndësinë strategjike të Korridorit VIII”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se para pak kohësh Korridori VIII është përfshirë edhe në korridoret e forcave ushtarake të NATO-s, gjë që ja rrit edhe më shumë vlerën dhe e bën asset strategjik jo vetëm të BE-së por edhe të NATO-s.

“Përpjekja jonë për ndërtimin edhe të një krahu ushtarak të portit do ta bëjë Korridorin edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerën e tij, por edhe të pronës përreth tij dhe impaktin e tij ekonomik e social. Është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që nuk bën asnjë gjë tjetër vetëm prodhon baltë”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim në Delfi me Kos: Punë intensive në funksion të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Forumin Ekonomik të Delfit me Komisioneren për…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim në Delfi me Kos: Punë intensive në funksion të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Forumin Ekonomik të Delfit me Komisioneren për…