Ibrahimaj me mësuesit e arsimit profesional: Aftësoni të rinjtë për sfidat e tregut të punës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me mësues të arsimit profesional në vend, ku u përcolli urimet dhe mirënjohjen e saj me rastin e 7 Marsit, Ditës Kombëtare të Mësuesit.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me mësues të arsimit profesional në vend, ku u përcolli urimet dhe mirënjohjen e saj me rastin e 7 Marsit, Ditës Kombëtare të Mësuesit.

“Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve! Një mirënjohje të veçantë mbi 1,700 mësuesve të arsimit profesional, që çdo ditë përgatisin të rinjtë me aftësi, dije dhe profesion për të ardhmen. Falë përkushtimit tuaj, shkolla është vend ku formohen breza të rinj, ndërtohen ëndrra dhe forcohet e ardhmja e vendit”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e arsimit profesional si një shtyllë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, duke ofruar mundësi konkrete për të rinjtë që të aftësohen në profesionet e kërkuara dhe të kontribuojnë në tregun e punës me kompetenca të specializuara.

“Puna juaj siguron që çdo student i arsimit profesional të dalë nga shkolla i gatshëm për sfidat e tregut dhe për të ndërtuar të ardhmen e vet dhe të vendit”, shtoi ajo.

Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçar, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.

Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi.

Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat.

Burimi ATSH

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…