Rama inspekton aksin Librazhd-Përrenjas: Nuk u shemb nga korrupsioni, por nga natyra

I shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kryeministri Rama pa nga afër punimet që po kryhen në këtë aks, ndërsa ritheksoi faktin se rrëshqitja e rrugës ndodhi për arsye gjeologjike.


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Korridorit VIII.

I shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kryeministri Rama pa nga afër punimet që po kryhen në këtë aks, ndërsa ritheksoi faktin se rrëshqitja e rrugës ndodhi për arsye gjeologjike.

“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet ishte manipulim dhe perversitet shumë i madh, sepse faktikisht këtu jemi në aksin e vjetër dhe aksi i ri nuk është i ndërtuar ende këtu. Ndërkohë ajo është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të mbingarkesës nga shirat”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se prej shumë vitesh rrëshqitjet e tokës kanë qenë problematike për banorët e kësaj zone.

“Kam mësuar nga eksperienca që kur ka zhurma të mëdha të kësaj natyre duhet të presësh të bjeri fryrja e madhe e një plage për të adresuar pastaj shkaqet se ndryshe nuk të dëgjon njeri. Mjafton të vish ta shohësh dhe e kupton menjëherë se ku je dhe e sheh se nuk ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar nga paaftësia apo të tjera arsye”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se reagimet lidhur me situatën u kthyen në një burim helmimi të vazhdueshëm të opinionit publik.

Duke folur për Korridorin VIII, Rama tha se “këtu jemi në një nga kantieret më të rëndësishme dhe më strategjike të vendit”.

“Kjo është një nga veprat më të rëndësishme të vendit tonë. Gjithë pjesa e ndërtuar tanimë është spektakolare, mbrojtja lumore është absolutisht e standardeve më të larta por puna vazhdon dhe në një proces pune ndodhin edhe të papritura që janë të natyrave të ndryshme. Në këtë rats është thjesht dhe vetëm natyror. Fatkeqësi që ndodh për shkak të mbingarkesës që ka pasur toka”, tha Rama.

Rama u kërkoi ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë dhe me llum nga gjithë llojet e drejtimeve por e vërteta sipas tij, është kjo.

Ndërsa ministri Karakaçi u ndal te puna intensive që është bërë për të hapur aksin për qarkullimin e mjeteve.

“Pati një rrëshqitje dherash masive në shkurt dhe për një periudhë të kufizuar ARRSH ndaloi qarkullimin. Pati rrëshqitje me rreth 70 mijë tonë inerte. Është punuar rreth 10 ditë për 24 orë nga strukturat e ARRSH-së dhe kontraktori dhe është ndërtuar edhe një rrugë provizore, e cila është hapur për qarkullimin në fillim të marsit. Në fillim të javës tjetër do të kemi edhe asfaltimin e saj”, tha ai.

Ministri theksoi se sistemimi i kësaj zone parashikon edhe ndërtimin e një rruge alternative prej 1,3 km buzë lumit Shkumbin, ngjitur me hekurudhën.

“Gjithë Korridori VIII që është i kontraktuar tashmë dhe janë rreth 33 km. Vetëm në këtë aks është ndaluar puna, në të gjitha akset e tjera po punohet me ritme të kënaqshme”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…