Denaj dhe Malaj: Sekuestrim nga java e ardhshme bulmetit dhe mishit pa faturë

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e ekonomisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilluan takime me tregtarë të produkteve ushqimore.


Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e ekonomisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilluan takime me tregtarë të produkteve ushqimore.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.

Në këtë kuadër të sigurisë ushqimore, do të ndalohet qumështi, mishi dhe prodhimet e bulmetit pa faturë.

Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.
Gjatë takimeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bizneseve tregtare për të garantuar produkte të sigurta dhe të gjurmueshme për konsumatorët.

U theksua se zbatimi i standardeve ligjore dhe teknike është thelbësor për një zinxhir të plotë sigurie ushqimore, nga ferma deri te tryeza e qytetarëve.

“Fatura fiskale dhe Certifikata Veterinare janë elementë thelbësorë për sigurinë ushqimore. Nga ferma te tryeza, çdo hallkë e zinxhirit duhet të garantojë cilësinë dhe sigurinë e produktit. Tregtarët, institucionet dhe fermerët kanë përgjegjësi të përbashkët ndaj qytetarëve për të ofruar produkte të kontrolluara dhe të sigurta”, u shpreh ministrja Denaj.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, vuri në dukje rëndësinë e ndërgjegjësimit të shitësve me pakicë për domosdoshmërinë e sigurimit të faturës së blerjes, duke e konsideruar këtë praktikë jo vetëm një kërkesë për formalizimin e biznesit, por mbi të gjitha një mjet kyç për sigurinë ushqimore.

“Nëpërmjet faturës, garantohet gjurmueshmëria e produktit nga origjina deri në tryezën e konsumatorit”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, iu drejtua një apel të gjitha subjekteve tregtare që të respektojnë detyrimin për të siguruar faturën në momentin e blerjes së mallrave nga ferma, si një akt që përmbush jo vetëm një kërkesë ligjore, por edhe një përgjegjësi profesionale dhe qytetare.

Fushata informuese do të vijojë në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e sistemit të kontrollit dhe gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, si pjesë e prioriteteve të Qeverisë për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore

Konsultimi publik ka nisur në datën 19 gusht dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2025.

Global 360

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore

Konsultimi publik ka nisur në datën 19 gusht dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2025.