Projektligji për Barazinë Gjinore, Balla: PS gati të depozitojë amendamentet në Kuvend

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i këtij grupi, Taulant Balla njoftoi se pritet që të dorëzohen amendamentet për ligjin mbi barazinë gjinore.


Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i këtij grupi, Taulant Balla njoftoi se pritet që të dorëzohen amendamentet për ligjin mbi barazinë gjinore.

Në një prononcim për mediet, Balla tha se ky ligj është i mirë në thelb, por kërkon saktësime të disa termave.

Pyetjes nëse ka reflektuar mazhoranca për një nismë për ligjin për barazinë gjinore, Balla iu përgjigj se “kemi pasur një diskutim dhe në mbledhjen e kaluar dhe në mbledhjen e sotme të grupit më në fund pas një pune intensive. Dhe të parën që dua të falënderoj është ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e cila edhe pse prej pak javësh në detyrë ka treguar një lidership dhe një gatishmëri për të diskutuar me deputetët sipas asaj që përcakton Kushtetuta”.

“Dua të informoj sot se ligji është një ligj i mirë, por që ka nevojë për disa saktësime më shumë termash le të themi dhe terminologjie në tërësi. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste njofton se do të depozitojë sot ose nesër sepse janë duke punuar ekspertët tanë pasi kanë marrë dhe informacionin e domosdoshëm në rrugë zyrtare nga ministrja dhe përmes ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin do të depozitojë amendamentet për saktësimin e këtyre termave”, theksoi Balla.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

BE: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

Komisionerja e Zgjerimit e Bashkimit Evropian, Marta Kos deklaroi sot se Shqipëria ka garantuar se projekti turistik prej më shumë…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

BE: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

Komisionerja e Zgjerimit e Bashkimit Evropian, Marta Kos deklaroi sot se Shqipëria ka garantuar se projekti turistik prej më shumë…