Skema Kombëtare 2025, mbështetje për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta

Qeveria ka shtuar masat e mbështetjes për fermerët dhe bujqësinë përmes Skemës Kombëtare 2025.


Qeveria ka shtuar masat e mbështetjes për fermerët dhe bujqësinë përmes Skemës Kombëtare 2025.

Vendimi i Qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashtron mbështetje financimi për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta; 30% financim paraparak të fermerëve nëse jepet garacia nga një kompani sigurimi apo bankë dhe mbulim të investimit deri në 15 milionë lekë për ha tokë në shtimin e sipërfaqeve me serra diellore për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim bëhen disa shtesa.

Mbështetja e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin/tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.

Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.

Mbështetje për investime për: ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Sipas vendimit, përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika.

Masa e përfitimit është në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha.

Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 10 ha.

Ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt. Mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt. Linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 lekë për subjekt. Investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë për subjekt. Akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4 % në 3-mujorin e parë të vitit, ku kontribut dhanë turizmi, investimet e…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4 % në 3-mujorin e parë të vitit, ku kontribut dhanë turizmi, investimet e…