Xhafaj: Thelbësore, zbatimi i plotë i rekomandimeve të KLSH-së

Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në Kuvend, se zbatimi i plotë i rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit është thelbësor për rritjen e integritetit të administratës dhe të besimit qytetar për përdorimin e fondeve publike.


Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në Kuvend, se zbatimi i plotë i rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit është thelbësor për rritjen e integritetit të administratës dhe të besimit qytetar për përdorimin e fondeve publike.

Gjatë raportimit vjetor në Kuvend të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Xhafaj vlerësoi rritjen e auditimeve në sektorë me risk të lartë fiskalë si prokurimet publike, investimet infrastrukturore, shërbimet publike, si dhe zgjerimin e auditimeve të performancës për mbikëqyrjen e shpenzimeve publike.

Por, sipas tij, mbetet i ulët zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së pasi rezulton se vetëm rreth 60% e subjekteve të audituara kanë raportuar për efektshmërinë e rekomandimeve të dhëna.

Xhafaj theksoi se rekomandimet e KLSH-së duhet të synojnë korrigjimin e shkeljeve të shkaktuara dhe shpërblimin e dëmeve të konstatuara, por edhe forcimin e mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe transparencës në administratën publike.

Kjo, sipas tij, “është thelbësore për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e performancës së institucioneve në përdorimin e buxhetit të shtetit”.

Xhafaj nënvizoi se duhet vëmendje edhe lidhur me performancën e KLSH-së. “Janë shqetësuese për KLSH-në pretendimet e ngritura lidhur me afatet që zbatohen për raportet në institucionet e audituara dhe ato që lidhen me dërgimin e raportit përfundimtar te subjekti i audituar”, tha Xhafaj.

Xhafaj kujtoi para deputetëve se KLSH nuk auditon personat apo funksionet por institucionet. Po ashtu ai theksoi se progresraportit të KE-së kërkon forcimin e veprimtarisë së auditit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…