Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda verës së këtij viti

Në lotin e tretë të kantierit të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, po punohet me intensitet të shtuar për përmbylljen e kësaj vepre të shumëpritur brenda verës së këtij viti.


Në lotin e tretë të kantierit të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, po punohet me intensitet të shtuar për përmbylljen e kësaj vepre të shumëpritur brenda verës së këtij viti.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, teksa u shpreh se “pavarësisht vështirësive gjeologjike punimet në të tre fazat e këtij kantieri për ndërtimin e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, po shkojnë mirë, ku aktualisht janë realizuar mbi 85% e punimeve në të tre lotet”.

“Kantieri po shkon shumë mirë. Këtu jemi në lartësitë e zonës dhe në dimër kantieri nuk funksionon, për shkak të motit. Madje edhe tani në maj, këtu është ftohtë. Ndaj aktualisht në këtë investim po punohet me dy turne dhe me angazhim maksimal me synim bërjen operative të kësaj rruge brenda këtij viti”, tha Balluku.

Ajo kërkoi nga kontraktorët që, krahas punës intensive në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, për vijueshmërinë e realizimit të kësaj vepre brenda afateve, paralelisht vëmendje e shtuar t’i kushtohet edhe kushteve të sigurisë në punë.

“Me mbikëqyrjen e supervizorëve të huaj dhe me angazhimin në punë me dy turne , ne synojmë ta mbyllim këtë vepër të rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe ta dorëzojmë të përfunduar atë brenda fundit të verës së këtij viti”, tha Balluku.

Sipas saj, aktualisht në këtë aks janë 3 kontraktorë që punojnë dhe janë të angazhuar 150 punonjës dhe mbi 90 mjete të renda.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Integrimi në BE, mundësi që nuk duhet humbur

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot, se për herë të parë në historinë tonë, shqiptarëve u…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Integrimi në BE, mundësi që nuk duhet humbur

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot, se për herë të parë në historinë tonë, shqiptarëve u…