Macron falënderon Ramën në shqip për mikpritjen: Vendi juaj është në BE

Me anë të një postimi në Instagram, presidenti francez, Emmanuel Macron, falënderoi në frëngjisht dhe shqip kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua në Tiranë.

Me anë të një postimi në Instagram, presidenti francez, Emmanuel Macron, falënderoi në frëngjisht dhe shqip kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua në Tiranë.

”I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë”, shkruan Macron.

”Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona jane kthyer në realizime shumë konkrete”, thekson ai.

”Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së Ecole 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje”, shton Macron.

”Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian. Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, përfundon presidenti francez, Emmanuel Macron.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia