Seferi: 34 akte nënligjore të miratuara gjatë periudhës 2021-2025

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën sociale gjatë periudhës 2021-2025.


Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën sociale gjatë periudhës 2021-2025.

Seferi u shpreh se kontrolli postlegjislativ përbën një mundësi për të vlerësuar aktet e miratuara dhe zbatimin e tyre nga institucionet në varësi.

Ajo renditi tri reforma kryesore të ndërmarra në fushën sociale gjatë kësaj periudhe, duke nisur me reformimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe kalimin drejt një programi riintegrimi, me masa ndërinstitucionale për aktivizimin e përfituesve.

Sipas Seferit, ndryshimet në ligjin për asistencën sociale kanë sjellë politika të targetuara për rritjen e përfitimeve për kategori të caktuara, përfshirë nënat kryefamiljare, familjet me shumë fëmijë, si dhe viktimat e dhunës, trafikimit dhe jetimët.

“Ligji i dytë është ligji që ka qenë pjesë e përfshirjes dhe aksesueshmërisë së personave me aftësi të kufizuara. Ky sistem ka ardhur me një model të ri psikosocial, me 37 komisione multidisiplinare dhe një reformë të thellë në të gjithë vendin”, vijoi ajo.

“Për sa i përket reformës së shërbimeve sociale, kemi ardhur me ngritjen e 98 shërbimeve sociale me 46 mijë e 500 përfitues, si familje në nevojë, fëmijë dhe probleme të ndryshme të familjeve, me qendra komunitare në 61 bashkitë e vendit. Fondi social ka zgjeruar shërbimet sociale, por edhe ka ngritur shërbimet e munguara, që sot në Republikën e Shqipërisë mos të kemi asnjë bashki që nuk ka një shportë të shërbimeve sociale apo një planifikim sa i përket planifikimeve territoriale”, theksoi Seferi.

Duke iu referuar kontrollit postlegjislativ për periudhën 2021-2025, Seferi bëri të ditur se për katër ligjet e analizuara janë parashikuar 38 akte nënligjore. Prej tyre, 34 janë miratuar, nga të cilat 26 pa vonesë dhe 8 me vonesë.

Ajo tha se dy akte nënligjore nuk janë realizuar. Njëri lidhet me vendimin e Këshillit të Ministrave për përcaktimin e tarifave të shërbimeve sociale.

“Gjatë konsultimeve me organizata, grupe interesi apo struktura territoriale, kemi pasur një ndikim social negativ në hartimin e këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, për sa i përket kostos së shërbimeve sociale”, deklaroi Seferi.

Akti tjetër lidhet me përcaktimin e përfitimeve në natyrë për personat që marrin ndihmë ekonomike. Sipas Seferit, gjatë kësaj periudhe është rishikuar kuadri legjislativ dhe zbatimi i skemës së ndihmës ekonomike është konsoliduar në kuadër të reformës së ndërmarrë.

Burimi ATSH

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…