Eurodeputetët vizitojnë Zvërnecin, Balla: U njohën me projektin që synon të tejkalojë standardet mjedisore të BE-së

Zhvillimi turistik i Zvërnecit dhe ruajtja e vlerave natyrore të zonës ishin në fokus të vizitës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.


Zhvillimi turistik i Zvërnecit dhe ruajtja e vlerave natyrore të zonës ishin në fokus të vizitës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se gjatë vizitës u informuam se angazhimet mjedisore për zhvillimin e turizmit në këtë zonë synojnë të përmbushin ose të tejkalojnë kërkesat e Bashkimit Europian, duke dëshmuar se Shqipëria mund të tërheqë investime të standardeve të larta ndërkombëtare, duke ruajtur njëkohësisht standardet e qeverisjes që kërkon procesi i integrimit europian.

Sa i përket projektit Balla tha se “ky projekt synon të shërbejë si shembull i mënyrës se si investimet e mëdha ndërkombëtare në Shqipëri mund të realizohen në përputhje me standardet europiane, duke ndërthurur investimin e përgjegjshëm, përgjegjshmërinë mjedisore dhe krijimin e vlerës së qëndrueshme për komunitetin dhe ekonominë vendase”.

“U informuam se projekti po hartohet mbi parimin se vija bregdetare dhe ekosistemet natyrore të Shqipërisë përbëjnë pasuri që duhen mbrojtur, me angazhimin për të përmbushur ose tejkaluar standardet mjedisore të zbatueshme të Bashkimit Europian”, nënvizoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh se “një objektiv qendror është garantimi që vlera ekonomike e krijuar nga investimi të mbetet dhe të gjenerojë përfitime në Shqipëri, përmes punësimit vendas, zhvillimit të aftësive profesionale, përfshirjes së furnitorëve dhe bizneseve shqiptare, rritjes së turizmit dhe krijimit të aktivitetit ekonomik afatgjatë në rajonin e Vlorës”.

Sa i përket qasjes ndaj peizazhit të projektit, Balla tha se po zhvillohet duke i kushtuar rëndësi të veçantë sipërfaqeve të gjelbra, si dhe mbrojtjes dhe përmirësimit të karakterit natyror të zonës.

“Përparësi ka hartimi i planeve të detajuara të gjelbërimit dhe mbjelljeve, të cilat do të zhvillohen në përputhje me procedurat përkatëse të vlerësimit mjedisor dhe të miratimit”, tha Balla.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…