Rama në shkollën profesionale “Beqir Çela”: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako ishin sot në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës.


Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako ishin sot në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës.

Këtë vit në këtë shkollë janë shtuar 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme, teksa numri i të regjistruarve ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total. Kryeministri Rama bëri të ditur se “400 janë vetëm regjistrime të reja, +20% më shumë se një vit më parë, janë dëshmi reale se çdo vit e më shumë të rinjtë po orientohen drejt arsimit profesional”.

Rama duke takuar nxënësit e shkollës u tha se; “keni bërë shumë mirë që keni ardhur këtu edhe mësoni sa më mirë se do e shihni që sa të vini do të gjeni punë dhe do të gjeni punë të paguar mirë, sa të dilni”.

Rama tha se arsimi profesional dhe kualifikimi i punonjësve është kthyer në domosdoshmëri.

“Këtu nuk është çështje vizionarësh për hir të së vërtetës, këtu është çështje e një domosdoshmërie të jashtëzakonshme që ne kemi kuptuar, jo se jemi vizionarë, por se kemi parë sesi ecin të tjerët, kemi parë edhe sesi zgjerimi hap pas hapi i ekonomisë dhe rritja ekonomike dhe rritja e investimeve private do të çonin hap pas hapi në situatën kur do të kërkohej cilësi, jo sasi për shumë vende pune”, nënvizoi Rama.

“Dhe sot shembulli më dramatik është turizmi, por kudo mund të thuhet e njëjta gjë. Ne kemi një kërkesë që është eksponencialisht më e lartë dhe kemi një sipërmarrje në turizëm që duhet me patjetër, jo vetëm të ketë punonjës por t’i ketë të kualifikuar se nuk ecet më dot edhe po të duan të vazhdojnë të ecin ashtu symbyllurazi. Që kur ia thonim përpara 10 vjetësh, përpara 7 vjetësh, edhe përpara 5 vjetësh, iu dukej sikur i flisnim në një gjuhë që nuk e kuptonin”, tha Rama.

“Po tani duhet që ose kamerieri të di të sillet e të buzëqeshë, ose recepsionisti të dijë të bëjë punën shpejt ose të tjerët të dinë t’i trajtojnë klientët si arsyen kryesore pse janë aty ose pastaj ata turistë që vijnë nga kjo tërheqja e fortë dhe hyjnë tek dera e një sipërmarrje të tillë që nuk i ka këto kushte të trajtimit të personave nuk kthehet më aty nuk diskutohet. Kështu që kjo është kudo”, theksoi Rama.

“Tani po na ndihmon edhe presioni i tregut edhe presioni i rritjes ekonomike që ta kemi më të lehtë me sipërmarrësit”, shtoi Rama.

Rama theksoi se, “sfida tjetër që kemi është që duhet ngritur në një shkallë tjetër marrëdhënia me sipërmarrësit sepse duhet filluar të orientohen në kuptimin thelbësor që ka sistemi dual, që nuk është që ti e merr një nga shkolla profesionale në punë dhe e trajton si profesionist, port ai edhe në punë duhet të jetë nxënës. Pra duhet t’i krijohen të gjitha kushtet si nxënës. Jo o çuni hajde se shko kape mbush ujin dhe e ke marrë për IT për shembull”.

Kryeministri shtoi se “duhet të zgjerojmë më shumë numrin e shkollave të arsimit profesional. Duhet të shohim edhe shkollat, të cilat funksionojnë sot në gjithë sistemin e arsimit të përgjithshëm si arsim i përgjithshëm që të dualizohen brenda për brenda. Pra një pjesë e shkollës mund të jetë e përgjithshme, një pjesë mund të jetë profesionale ose komplet profesional duhet ta rrisim”, tha Rama.

Por, shtoi Rama, “kjo është po ashtu edhe mundësia tani, se është shembull konkret, s’është me llafe siç i thonim përpara dhe nuk besonte njeri, që të përsëritet tek prindërit, të përsëritet tek nxënësit, të përsëritet tek të gjithë, që të shkosh në arsimin profesional nuk është të shkosh në kategorinë e dytë. Sepse e para edhe në arsimin profesional po të duash ti mund të shkosh në Universitet për çdo degë që ti do”.

E dyta, theksoi Rama, “ndryshe nga ai që bën arsimin e përgjithshëm dhe shkon në Universitet dhe pastaj në fund fare pretendon një gjë të madhe, por i ngelet diploma në dorë. Ti që ke bërë arsimin profesional në të gjitha rastet ke zanatin dhe me atë zanat, ti jo vetëm që punon dhe gjatë kohës që kryen studimet, por ti fiton të gjitha ato shqisat e nevojshme për të bërë sipërmarrjen tënde, jo thjesht për të shkuar për të punuar tek të tjerët, por për të bërë sipërmarrjen tënde të vogël të shërbimit, elektro-auto, hidraulik, elektricist, IT etj dhe pa diskutim që ky është arsimi i të nesërmes për shumicën”.

“Për atë pjesë pastaj që synon botën akademike etj, normal që është Universiteti. Por për shumicën ky është arsimi i të nesërmes dhe arsimi që të jep punë më shpejt dhe të jep punë më të mirë paguar sot. Sepse sot të gjithë ata që kanë zanate shkojnë tek sipërmarrja dhe e vendosin pagën pa diskutim më të lartë se sa ç’ia thotë ai që duhet t’ia japë dhe ja japin. Tani sot dëgjon bizneset që thonë, nuk e kemi me tani problemin a t’ia japim apo mos ia japim lekët, por problemi është a i kemi apo s’i kemi këta që ne duhet të paguajmë mjaftueshëm të kualifikuar”, tha Rama.

Shkolla “Beqir Çela” në Durrës, është e akredituar në pesë drejtime të ndryshme; Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Termohidraulikë, Mekanikë, 2 drejtime mësimore pas të mesme, dhe po zgjerohet me konviktet e reja të akomodimit me një kapacitet për afro 200 nxënës, duke plotësuar kështu kuadrin e një Kampusi Arsimor me hapësira studimi, akomodimi e terrene sportive.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.