Rama: T’i jepet fund kontrolleve të befasishme nga inspektoratet

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që inspektoriatet t’i japin fund kontrolleve të befasishme nëpër biznese dhe të ndërtojnë një kulturë kontrollesh zyrtare mbi bazë risku të monitoruara nga qendra.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që inspektoriatet t’i japin fund kontrolleve të befasishme nëpër biznese dhe të ndërtojnë një kulturë kontrollesh zyrtare mbi bazë risku të monitoruara nga qendra.

Në një takim me operatorë të biznesit ushqimorë, Rama vlerësoi procesin e jetësimit të ligjit të ri për Inspektoriatet, ndërsa nënvizoi nevojën për trajnim të vazhdueshëm të inspektorëve.

“Nga ana tjetër nevojitet ndërtimi i një kulture dhe praktike kontrollesh zyrtare mbi bazë risku të harmonizuara dhe monitoruara nga qendra. Duhet t’i jepet fund njëherë e mirë në të gjitha inspektoriatet, traditës së vjetër e të shëmtuar të kontrollove të befasishme të iniciuar nga vetë inspektorët, që janë një shëmti e vërtetë”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri vlerësoi gatishmërinë e BE-së për të mbështetur me dije institucionet shqiptare.

“Ne kemi sot një Institut të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare që kërkon mbështetje, rritje kapacitetesh dhe zgjerim të rolit të vetë. Ne kemi gatishmërinë e BE-së për të na mbështetur me binjakëzim mes institucioneve. Po zhvillohen bisedime në këtë drejtim dhe së shpejti do të kemi binjakëzim të AKU-së dhe të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…