Rama: Plan konkret investimesh për akreditimin e laboratorëve të kontrollit të qumështit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka një plan konkret investimesh për akreditimin e laboratorëve të kontrollit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka një plan konkret investimesh për akreditimin e laboratorëve të kontrollit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Sipas Ramës, nëse Shqipëria do të ishte sot anëtare e Bashkimit Europian, sektori i qumështit nuk do t’i mbijetonte dot kërkesës së standardeve.

“Është gjithë zinxhiri që duhet garantuar. Unë kam parë disa fabrika që janë me makineri të fjalës së fundit, që janë të certifikuara në disa aspekte, por zinxhiri është i mangët. Ne duhet të plotësojmë të gjithë zinxhirin”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, duhet filluar menjëherë me një plan gradual dhe me dije të plotë për çfarë duhet bërë hap pas hapi.

“Pjesa e shtetit se nuk është një ushtrim i ndarë. Nuk është diçka që duhet ta bëni ju dhe të gjithë ata që janë në këtë fushë dhe ne thjesht do çojmë kontrolle. Kontrollet janë të vlefshme për t’ju ndihmuar dhe për këtë arsye kemi bërë dhe një strategji të këtyre kontrolleve, që nuk do të jenë kontrolle ndëshkimore. Nuk do jenë misione ndëshkimi, por do të jenë një mision kombëtar, një punë e përbashkët”, tha Rama.

Kontrollet, sipas tij, duhet të jenë në funksion të mbrojtjes së interesit publik, por edhe në mbështetje të çdo sipërmarrjeje që nuk është duke shkelur ligjin, por ka nevojë të rrisë standardet.

“Kapacitetet tona laboratorike do duhet të forcohen në shërbimin e sipërmarrjes për t’u gjendur më pranë dhe për të qenë më të mirë organizuara në territor, që mos presësh me ditë të tëra për të bërë një analizë. Dhe pikat e kontrollit kufitar janë një tjetër pikë e dobët. Ndaj ne kemi një plan konkret investimesh, akreditimi të laboratorëve, përmirësimit të pikave të kontrollit kufitar dhe infrastrukturë digjitale për të plotësuar nevojat e sistemit dhe për të lehtësuar ndërveprimin me subjektet përkatës”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ria Formosa dhe modeli portugez i zhvillimit të turizmit, shembull për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndau sot një shembull të zhvillimit të turizmit në zonat e mbrojtura si ai i Ria Formosa…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ria Formosa dhe modeli portugez i zhvillimit të turizmit, shembull për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndau sot një shembull të zhvillimit të turizmit në zonat e mbrojtura si ai i Ria Formosa…