Gonxhja: Së shpejti ndërhyrje restauruese në Sinagogën e Sarandës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi nga afër këtë monumen


Në Sinagogën e Sarandës shumë shpejt do të nisë një investim gjithëpërfshirës, që synon restaurimin dhe konservimin e monumentit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi nga afër këtë monument, ku theksoi se “ndërhyrja cilësore do t’i rikthejë shkëlqimin e munguar, që të jetë i aksesueshëm gjatë gjithë ditës dhe natës, si dhe për ta kthyer sa më shpejt këtë sit në një pikë dinjitoze vizitueshmërie për qytetin”.

Sinagoga e Sarandës është zbuluar nga gërmimet arkeologjike dhe është e pasur me mozaikë me vlera të rralla.

“Ndërhyrja do të konsistojë në mbrojtjen e mozaikëve, sistemin modern të ndriçimit, modernizimin e zyrës së informacionit dhe infrastrukturës së nevojshme për vizitorët, falë një bashkëpunimi konkret mes Bashkisë, Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit dhe mbështetjes së Fondacionit Besa”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “ky fondacion, i lidhur ngushtë me historinë e besës shqiptare dhe mbrojtjen që populli ynë u bëri hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sjell një kontribut të vyer edhe për këtë monument me simbolikë të veçantë”.

Sinagoga e Sarandës mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit. Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.

Ajo është një nga objektet më të vizituara nga turistë vendas e të huaj, që shkojnë në Sarandë, duke qenë se është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të rajonit.

Burimi ATSH

Rama iu përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama iu përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka…