Rama: Standardet europiane në sigurinë ushqimore, sfida për t’u fituar në procesin e negociatave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se siguria ushqimore përbën sfidën më të vështirë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se siguria ushqimore përbën sfidën më të vështirë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një takim me operatorë të biznesit ushqimor mbi sigurinë ushqimore, Rama theksoi rëndësinë e këtij procesi në kuadër të negociatave dhe të objektivit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

“Dua ta përsëris rëndësinë madhore që ka për vendin tonë, për shoqërinë dhe të ardhmen e fëmijëve procesi i anëtarësimit në BE që shumëkush e ngatërron ose e keqkupton si një proces që lidhet me detyra që ne duhet t’i plotësojmë për hir të të tjerëve”, tha Rama.

Në këtë drejtim, kryeministri nënvizoi se “ky proces lidhet me një bagazh të pazëvendësueshëm dijeje që duhet të importohet nga BE në Shqipëri për të ndërtuar shtetin europian të shqiptarëve dhe për të garantuar standardet e BE-së”.

Këto standarde, sipas kryeministrit, janë në funksion të shëndetit dhe në interes të çdo familje shqiptare.

“Siguria ushqimore është shumë konkrete. E them me plot gojën që pa BE-në, pa gjithë këtë bagazh dijeje që vjen në këtë proces përmes të gjithë hapave të parashikuara në rrugën e negociatave dhe masave që i sugjerojnë Shqipërisë për t’i marrë, pa reformat që i kërkohen për t’u anëtarësuar në familjen europiane, ne do ta kishim të pamundur të arrinim ato standarde sigurie dhe garanci për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë”, shtoi Kryeministri.

Kryeministri theksoi se mungesa e sigurisë ushqimore krijon probleme të mëdha që reflektohen tek shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve.

“Prandaj standardet europiane janë sfida për t’u fituar, janë maja të vështira për t’u arritur. Në fund të ditës nuk janë zinxhir në këmbët tona, por janë krahë që na lehtësojnë ngjitjen më lart. Prandaj duhet pasur parasysh që kur flasim për ecje drejt Europës, flasim për Shqipërinë që bëhet Europë. Nuk flasim për udhëtim jashtë vendit, por për ripërtëritje tërësore të vendit dhe përmbushjen e një procesi historik shtetbërje mbi standardet europiane”, tha Rama.

Në këtë drejtim, Rama theksoi se Shqipëria ka detyrimin të harmonizojë kuadrin ligjor me atë të BE-së.

Por përtej harmonizimit të kuadrit ligjor, Kryeministri theksoi se duhet modernizimi i sistemit veterinar dhe i rrjetit të laboratorëve.

“Këto nuk janë detyra por janë zgjedhje të patjetërsueshme dhe të pashmangshme për të nesërmen tonë. Ligji i shkruar sado mirë, nuk bën punën. Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që duhet të luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimor”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e…