Koçiu: Njësi e lëvizshme për dhurim vullnetar të gjakut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, gjatë së cilës u prezantua edhe autoemotekën, e cila do të funksionojë si njësi e lëvizshme për të mundësuar dhurim vullnetar të gjakut.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u shpreh se autoemoteka do të jetë në të gjithë vendin sipas një kalendari të caktuar.

Sipas saj, dhurimi i gjakut në autoambulancë bën që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të jetë sa më afër dhuruesve në sheshet kryesore të qyteteve duke lehtësuar maksimalisht aksesin e qytetarëve ndaj dhurimit të gjakut.

“Kjo autoambulancë do të lëvizë në çdo cep të territorit që ka dhurues dhe ka dëshirë për të dhuruar, do krijojë akoma më shumë lehtësi për Qendrën Kombëtare të Gjakut për të pasur depozita të mjaftueshme për të gjithë ata që kanë nevojë dhe e kanë të domosdoshëm gjakun”, nënvizoi Koçiu.

Ajo shtoi se me këtë autoambulancë kompletojmë të gjithë ciklin nga marrja e gjakut deri te dërgimi tek banka e gjakut.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek investimi i realizuar me buxhetin e shtetit që e ka shndërruar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në një qendër të mirëfilltë ekselence në shëndetësinë shqiptare. QKTGJ është e pajisur me teknologji të lartë, digjitalizim të plotë të zinxhirit dhurues-pacient, rritje e kapaciteteve pritëse të dhurimit, përmirësimin e kushteve në dhurim, testim përpunim dhe ruajtje duke siguruar cilësi maksimale të gjakut dhe garantimin e aksesit të barabartë ndaj gjakut të mjaftueshëm në çdo skaj të vendit.

Koçiu vuri në dukje se përpjekjet e MSHMS janë të përqendruara në rritjen e ndërgjegjësimit të mëtejshëm të qytetarëve për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Ne kemi zhvilluar fushata të shumta ndërgjegjësimi dhe besoj se ky ndërgjegjësim për të dhuruar gjak është rritur dhe shifrat flasin vetë pasi nuk jemi më aty ku ishim para 20 viteve. Jemi të gjithë më të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj lënde kaq jetike që vetëm dhurimi nga njerëzit e mundëson”, deklaroi ministrja Koçiu, e cila ka falënderuar Ambasadën e Italisë në Shqipëri nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim që kanë mbështetur mundësimin e autoemotekës së lëvizshme për dhurimin vullnetar të gjakut.

Me mijëra jetë shpëtohen nga dhurimi vullnetar i gjakut që nga të aksidentuarit deri tek pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës të tyre. Dhurimi i gjakut çdo 6 muaj, mund të zvogëlojë mundësinë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%

Çdo dhurues gjaku, si edhe ata periodikë, përfitojnë kryerjen e disa testimeve falas si: gjak komplet; transaminazat ALT; konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh; testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz, ndërsa nëse je dhurues periodik, përveç testimeve të sipërpërmendura kryhen edhe disa ekzaminime shtesë si, glicemia, kreatinemia, proteinemia, kolesterolemia, trigliceridemia dhe feritinemia.

(ATSH)

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.