Në Elbasan u festua “Salvation Day” i Azerbajxhanit

Në aktivitet morën pjesë ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, përfaqësues të Prefekturës së Elbasanit, Këshillit të Qarkut Elbasan, etj.


Në një atmosferë festive dhe miqësore, në ambientet e Qendrës Shqiptare për Fëmijët me Nevoja të Veçanta në Elbasan u organizua aktiviteti me rastin e “Salvation Day” të Republikës së Azerbajxhanit, duke bashkuar institucione vendore, përfaqësues të komunitetit dhe fëmijë në një ditë solidariteti dhe gëzimi.

Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, u shpërndanë dhurata për 50 fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu, fëmijëve iu ndanë certifikata dhe çmime vlerësimi për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Prefekturës së Elbasanit, Këshillit të Qarkut Elbasan, institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, theksoi se aktivitete të tilla kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë ndërmjet dy popujve dhe dëshmojnë partneritetin e ngushtë mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

“Ky aktivitet forcon miqësinë midis popujve tanë. Mbështetja e Azerbajxhanit për Shqipërinë ka qenë dhe mbetet e pranishme në të gjitha aspektet e bashkëpunimit, duke reflektuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona,” u shpreh ambasadori Huseynov.


Presidentja e Qendrës Shqiptare për Fëmijët me Nevoja të Veçanta, Dr. Rudina Çollaku, përcolli urimet e saj për popullin dhe shtetin e Azerbajxhanit, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Shqipërinë dhe Azerbajxhanin nuk i bashkon vetëm miqësia, por edhe kultura, traditat, arti dhe vlerat e përbashkëta. Azerbajxhani është një portë e rëndësishme për Shqipërinë drejt Azisë Qendrore, ndërsa Shqipëria përbën një portë të natyrshme të Azerbajxhanit drejt Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Dr. Çollaku.


Aktiviteti u mbyll me një program artistik dhe momente festive, duke përcjellë mesazhe miqësie, bashkëpunimi dhe solidariteti.

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…