“Gati të japim jetën për Kosovën”, Osmani ndan mesazhin e ushtarëve amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

Sipas Osmanit, mesazhi i ushtarëve amerikanë ishte se ata janë të gatshëm ta jepnin jetën për të mbrojtur Republikën e Kosovës.

Osmani tha se ka takuar ushtarët që kanë shërbyer në Kosovë për lirinë e paqen, për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar. Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës. Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje”, shprehet Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më shumë nga

Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë…