Rama: Mënyra më e mirë drejt BE-së integrimi gradual, të hiqet vetoja

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot një qasje të re të Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke argumentuar se integrimi gradual është mënyra më realiste për afrimin e Shqipërisë me BE-në.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot një qasje të re të Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke argumentuar se integrimi gradual është mënyra më realiste për afrimin e Shqipërisë me BE-në.

Duke folur në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se Shqipërisë nuk i duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës së BE-së.

Rama mbështeti idenë e integrimit gradual, duke propozuar që vendet kandidate të përfshihen fillimisht në pjesë konkrete të integrimit europian.

Sipas tij, kjo duhet të nisë me tregun e përbashkët, universitetet, kërkimin shkencor dhe mekanizma të tjerë të bashkëpunimit, pa pritur anëtarësimin e plotë.

Rama shtoi se heqja e vetos si një element i anëtarësimit do ta bënte procesin më të lehtë si për Bashkimin Europian, ashtu edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sinqerisht, unë nuk besoj se do të ketë ndonjëherë vend për ne në Bashkimin Europian në qoftë se diçka nuk do të ndryshojë brenda Bashkimit Europian. Pra, unë nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos, nuk e besoj. Nuk besoj që në disa kryeqytete do të kenë aftësinë që të shkojnë e t’i thonë publikut: “Njerëz, po e marrim Shqipërinë brenda me kompetencën e saj të vetos””, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Rama shtoi se “kjo është arsyeja pse besoj që integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në Bashkimin Europian dhe për të nisur nga pjesa reale e e mirëfilltë që është tregu i përbashkët, që është të qenit pjesë e Europës së vetme universitare, të shkencës, e të gjitha elementeve të tjera shumë të rëndësishme”.

Kryeministri theksoi se “nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Na duhet e gjitha për të qenë përreth tryezës. Dhe si europian unë jam kundër. Dhe kjo është në fakt, ky është debati”.

Rama e cilësoi veton si një prej pengesave psikologjike që mund të hiqen në kuadër të një reformimi të mënyrës së integrimit europian.

“Shtatë fëmijët e Ursulës duhet të përmbushin çdo kriter, duhet të ndjekin rregullat për çdo kapitull dhe duhet t’i bëjnë ballë të gjithë procesit të makinerisë prej 35 mijë grash e burrash, që është makineria më burokratike që ka krijuar njerëzimi. Ajo që duhet të ndryshojë është radha e veprimit: jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi politik. Të 7 fëmijët, përfshirë Ukrainën, duhet të jenë rreth në tryezë si fëmijët e Ursulës. Si fëmijë duhet të dëgjojnë babanë dhe nënën, Francën dhe Gjermaninë, pastaj tezen Itali dhe të tjerët. Por duhet të jenë aty në Këshillin e BE-së, rreth asaj tryeze, ndërkohë që përmbushin sipas rregullave kriteret, çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitulli”, nënvizoi kryeministri.

“Nëse mbyll kapitullin për shkencën, kulturën, arsimin, për atë bëhesh anëtar dhe ke të njëjtat të drejta. Çdokush që duhet të marrë më shumë nga tryeza, i jep më shumë tryezës, por duhet të jenë të pranishëm“, tha Rama në fjalën e mbajtur gjatë forumit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Mënyra më e mirë drejt BE-së integrimi gradual, të hiqet vetoja

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot një qasje të re të Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke argumentuar se…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Mënyra më e mirë drejt BE-së integrimi gradual, të hiqet vetoja

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot një qasje të re të Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke argumentuar se…