Rama: Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Cernobbio të Italisë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, ku diskutimi u përqendrua te roli i Mesdheut dhe sfidat e reja me të cilat përballet Europa.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Cernobbio të Italisë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, ku diskutimi u përqendrua te roli i Mesdheut dhe sfidat e reja me të cilat përballet Europa.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat që lidhen me brezin e ri dhe ndikimin e polarizimit dhe fragmentarizimit të shoqërive europiane.

“Ndërkohë që kemi këtë Europë, me mendimtarë të ndritur që mblidhen dhe diskutojnë për brezin e ri, po lejojmë që në një pjesë të këtij realiteti, brezi i ri po largohet dita-ditës nga e gjithë kjo dhe po plandoset në një oqean urrejtjeje dhe përçarjeje, synimesh që janë jo në përputhje me parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Ai e cilësoi këtë situatë si një prej kërcënimeve që duhet adresuar nga Europa.

“Dhe është këtu armiku që gjendet për të gjithë ne dhe nga ku shohim të dalin lloj-lloj propozimesh, lloj-lloj personalitetesh të aftë të tërheqin njerëzit pas vetes duke fragmentarizuar shoqëritë tona, ndërkohë qendra po zhduket dhe shohim ekstreme, dhe nuk e di si do të ndreqet një gjë e tillë, u shpreh ai.

Më tej, Rama foli për raportin mes shpenzimeve për mbrojtjen e Europës dhe nevojës për investime në zhvillimin ekonomik e në mbrojtjen e hapësirës së informacionit dhe mendimit.

“Ndërkohë që paguajmë para që nuk i kemi, nuk kemi mjaftueshëm rritje ekonomike për të pasur këto shpenzime. Dhe ndërkohë që po derdhin kaq shumë para për shpenzime për të mbrojtur Europën nga raketat, jemi krejtësisht të pambrojtur në trurin tonë. Dhe gjithë armiqtë e demokracisë, të gjithë armiqtë e Europës, e kanë shumë të lehtë rrugën. Nuk kanë nevojë të vijnë me raketa këtu sepse tashmë po përzihen në mendjet e fëmijëve tanë dhe po marrin tashmë peng brezin e ri. Nuk do të ketë një brez të ri, të aftë të ndjekë të gjitha ëndrrat e mëdha, të gjitha mendimet e ndritura të Forumit Ambrosetti, nëse të gjithë së bashku nuk do të mendojmë për një mburojë për atë hapësirë hapësirë ku armiqtë ndërkohë, po trazojnë mendjet e tyre”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…