Hoxha takim me homologun e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Forumin Strategjik të Bledit, me homologun e tij malazez, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Forumin Strategjik të Bledit, me homologun e tij malazez, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha theksoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënvizuar bashkëpunimin mes dy vendeve si fqinjë, partnerë dhe aleatë në NATO.

“Siç thonë, ndonjëherë një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë. Pas takimit me homologun dhe mikun tim, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, mund të them pa asnjë fije dyshimi: “Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor””, shkroi Hoxha.

Hoxha tha se gjatë takimit u konfirmua marrëdhënia e qëndrueshme dhe miqësore mes dy vendeve, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe forcimit të lidhjeve dhe kontakteve mes qytetarëve të vendeve të rajonit.

“Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…