Sejko në Malin e Zi: Besueshmëria e bankave qendrore, thelbësore për stabilitetin monetar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë e besueshmërisë së bankave qendrore për forcimin e institucioneve, efektivitetin e politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë e besueshmërisë së bankave qendrore për forcimin e institucioneve, efektivitetin e politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

Sejko e bëri deklaratën gjatë konferencës së nivelit të lartë të organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, më 3–4 shtator, në kuadër të 25-vjetorit të saj.

Në panelin “Besueshmëria, hapësira e politikës monetare dhe përafrimi me BE-në në një mjedis sfidues”, ai nënvizoi se besimi ndërtohet përmes institucioneve të forta, politikave të qëndrueshme dhe komunikimit transparent.

Duke iu referuar Shqipërisë, Sejko veçoi regjimin e shënjestrimit të inflacionit dhe kursin fleksibël të këmbimit, si dhe procesin e përafrimit të kuadrit financiar me standardet evropiane.

Në fokus ishte edhe modernizimi i sistemeve të pagesave.

Sejko vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA dhe theksoi rëndësinë e TIPS Clone, sistemit të pagesave të shpejta që pritet të bëhet operacional në nëntor 2026 dhe që synon të sjellë kursime në kohë dhe kosto për individët dhe bizneset.

Një tjetër temë e diskutuar ishte përafrimi me kuadrin rregullativ të Bashkimit Evropian dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik e financiar gjatë procesit të reformave.

Guvernatori Sejko theksoi se integrimi evropian dhe përmbushja e mandateve të bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar plotësojnë njëri-tjetrin. Harmonizimi me standardet e BE-së kontribuon gjithashtu në forcimin e efektivitetit të politikave të ndërmarra nga bankat qendrore.

Gjatë vizitës në Malin e Zi, Guvernatori Sejko zhvilloi edhe takime me përfaqësues të FMN-së Mateusz Szczurek, Drejtor i Departamentit Evropian pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe guvernatorë të bankave qendrore të rajonit, ku u diskutuan zhvillimet ekonomike e financiare dhe integrimi evropian.

Burimi ATSH

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…