Gonxhja: Tirana, kryeqendra europiane e sportit universitar

Ministri i i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se nga data 7 deri më 17 shtator 2026, mbi 1 600 pjesëmarrës nga rreth 400 universitete dhe 38 vende europiane do të garojnë në taekwondo, karate, xhudo dhe kickboxing.

4Rreth 1600 studentë nga 38 shtete të Europës dhe 400 universitete do të mblidhen në Tiranë për një event të veçantë sportiv, që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri.

Ministri i i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se nga data 7 deri më 17 shtator 2026, mbi 1 600 pjesëmarrës nga rreth 400 universitete dhe 38 vende europiane do të garojnë në taekwondo, karate, xhudo dhe kickboxing.

“Tirana bëhet kryeqendra europiane e sportit universitar. Dhjetë ditë sport, energji dhe kulturë në zemër të kryeqytetit”, u shpreh Gonxhja.

Eventi organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë së Tiranës dhe Qendrës Studentore.

Aktiviteti pritet të sjellë në Tiranë një numër të konsiderueshëm studentësh dhe përfaqësuesish universitarë nga vende të ndryshme europiane, duke e vendosur kryeqytetin shqiptar në qendër të një eventi të rëndësishëm të sportit universitar ndërkombëtar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia