Vatikan, Ministri Hasani: Shqipëria shembull i shkëlqyer i vëllazërisë fetare

Vizita e Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani në Vatikan vjen në 10-vjetorin e vizitës të Papës Françesku në Shqipëri


Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nisi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
 
Ministri Hasani theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, pasi ato janë shpirtërore dhe frymëzim për shqiptarët.
 
Dy ministrat diskutuan edhe për zhvillimet në rajon , duke u ndalur posaçërisht në nevojën e normalizimit të dialogut dhe stabilitetit, në funksion të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Ministri Hasani mori pjesë në konferencën “Dialogu dhe Vëllazëria Fetare për Paqe”, organizuar nga Universiteti Gregorian Papal në bashkëpunim me ambasadën e RSH në Vatikan.

Ai u shpreh se në një botë të karakterizuar nga konflikte, përvoja e Shqipërisë tregon se dialogu dhe vëllazëria fetare janë elementët thelbësorë për të garantuar paqen.

“Shqipëria është një dëshmi e gjallë e fuqisë transformuese të këtyre elementeve, ofron një shembull unik në këtë kontekst. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të përbashkëta, shqiptarët kanë treguar se uniteti në diversitet është jo vetëm i arritshëm, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe harmonike”, tha ai.

Sipas kryediplomatit Hasani, Shqipëria ka luajtur gjithashtu një rol konstruktiv në kontekstin ndërkombëtar, duke promovuar dialogun ndërfetar dhe paqen në nivel rajonal dhe global.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj dialogut dhe vëllazërisë fetare ofron shpresë për një të ardhme paqësore, të karakterizuar nga bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe respekti reciprok. Qasja e saj gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese mund të jetë një model frymëzues për shoqëritë e tjera që përballen me sfida të ngjashme, duke theksuar potencialin transformues të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërfetar në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, nënvizoi ai.

Vizita e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Vatikan vjen në 10-vjetorin e vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri dhe në 5-vjetorin e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe Bashkëjetesën ndërmjet njerëzve.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…