Jaupaj: Vijon për të tretin vit lufta biologjike kundër grerëzës së gështenjës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se ky dëmtues rrezikon masivet e gështenjës në vendin tonë.


Për të tretin vit radhazi po vijon lufta biologjike kundër grerëzës së gështenjës (Dryocosmus kuriphilus).

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se ky dëmtues rrezikon masivet e gështenjës në vendin tonë.

“Me mbi 10 670 hektarë sipërfaqe dhe rreth 250 mijë tonë prodhim në vit, gështenja shqiptare ka qenë ndër produktet tona më të vlerësuara në tregjet ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve kryesore eksportuese. Duke mbrojtur gështenjën, mbrojmë biodiversitetin, tokën nga erozioni dhe një trashëgimi të vyer për brezat që vijnë”, theksoi Jaupaj, në një postim sot në rrjetet sociale.

Specialistët e Ministrisë së Mjedisit theksojnë se pyjet e gështenjës janë një pasuri e çmuar natyrore, ekonomike dhe kulturore.

Ata bëjnë apel për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.

“Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ruajmë këtë trashëgimi të vyer për brezat që do të vijnë. Sot veprojmë për pyjet, nesër gëzojmë frytet e tyre”, theksojnë ata në videon promovuese të publikuar nga Jaupaj.

Pyjet e gështenjës janë një pasuri e çmuar e natyrës shqiptare, me vlera të mëdha ekonomike, ushqimore dhe mjedisore. Gështenja është një lloj druri pyjor i përhapur në shumë zona të Shqipërisë. Ajo ka vlera të jashtëzakonshme për mbrojtjen e tokës nga erozioni, si dhe përdoret si lëndë e parë në sektorë të ndryshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…