Rama: Shqipëria, e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria është e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria është e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”.

Në nisje të podkastit “Flasim, Rama ndau një tjetër vlerësim ndërkombëtar domethënës.

“Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, e realizuar nga partneriteti ndërkombëtar për buxhetin, që e rendit Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore.
Një rezultat i rëndësishëm që mat një nga elementët themelorë të mirëqeverisjes: sa i hapur është shteti ndaj qytetarëve në mënyrën se si mbledh, administron dhe shpenzon fondet publike”, shtoi Rama.

Rama theksoi se nga 38 pikë në vitin 2015, Shqipëria është 64 pikë në vitin 2025, pra thuajse dyfishin.

“Shqipëria ka shënuar progresin më të madh historik në këtë tregues, krahasuar me vendet e tjera. Ka më shumë rëndësi fakti, madje, se nuk bëhet fjalë për një përmirësim të rastësishëm, por për një rezultat të një dekade reformash, digjitalizimi, rritje standardesh të raportimit dhe forcimit të mekanizmave llogaridhënës”, theksoi ai.

Në një kohë kur vendi po afrohet në Bashkimin Europian dhe po tërheq investime gjithnjë më të mëdha ndërkombëtare, Kryeministri theksoi se “transparenca nuk është vetëm një standard demokratik, ai është një kusht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për besimin”.

“Natyrisht, kemi nevojë të bëjmë më shumë në këtë drejtim dhe kemi nevojë të rritemi më shumë. Dhe këtë e bëjmë duke vazhduar punën dhe duke synuar, jo më vendin e parë në rajon, por nivelin mbi mesatar të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…