Spiropali: Forcim i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, në vigjilje të Samitit për Ukrainën.

Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit kushtuar tërësisht Ukrainës, ngjarje me rëndësi të posaçme ku Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, u shpreh Spiropali në një reagim.

Ministrja theksoi se në takim me ambasadorin folën mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky bashkëpunim ka pasur dhe do të ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë së kombit, nënvizoi Spiropali.

(Marrë nga ATSH)

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.