Jaupaj: Kalimi i AMBU-së te Ministria e Mjedisit, në përputhje me standardet e BE-së

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për burimet ujore’, të ndryshuar”, i cili parashikon kalimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) nga varësia e kryeministrit në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha se ndryshimet janë hartuar në vijim të rekomandimeve të raportit të SIGMA-s të vitit 2025 për “Forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri”. Së dyti, menaxhimi i burimeve ujore është një politikë sektoriale që lidhet drejtpërdrejtë me mjedisin.

Sipas tij, rekomandimi për kalimin e AMBU-së në varësi të Ministrisë së Mjedisit lidhet me nevojën për koordinim më të mirë institucional dhe me përafrimin ndaj standardeve europiane për menaxhimin e ujërave.

“Ky konfigurim është në përputhje me acquis të BE-së për menaxhimin e ujërave, i cili e trajton ujin si element ekologjik dhe mjedisor”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se ndryshimet synojnë gjithashtu forcimin e koordinimit në kuadër të procesit të integrimit europian, pasi nënkapitulli i ujit është pjesë e Kapitullit 27, që drejtohet nga Ministria e Mjedisit.

Projektligji parashikon ndryshime në kompetencat institucionale, procedurat e administrimit të burimeve ujore dhe rolin e Ministrisë së Mjedisit në hartimin dhe zbatimin e politikave për menaxhimin e ujërave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama me strukturat e PS në Tiranë: Fokus te “Prania Besnike”, BESA dhe “PasqyrAlbania”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia