Miratohen me konsensus ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

Kuvendi miratoi sot me konsensus projektvendimin për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.


Kuvendi miratoi sot me konsensus projektvendimin për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në Kuvend duke miratuar me 100 vota pro dhe 1 kundër, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 22 vota kundër, projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve”.

Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë””, u miratua me 76 vota pro dhe 21 vota kundër.

Po ashtu Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 23 vota kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për burimet ujore”, të ndryshuar”.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe ngritjen e nënkomisionit për administratën publike, i cili do të funksionojë në përbërje të komisionit të Ligjeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…