
Hoxha në Suedi, merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur takimi jozyrtar i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur takimi jozyrtar i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026.
Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën.
Ministri do të rikonfirmojë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s dhe forcimit të sigurisë kolektive, si edhe rritjen progresive të investimeve në mbrojtje.
Në planin rajonal, Ministri Hoxha do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së vëmendjes strategjike të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor.
Burimi ATSH



















