Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Në fjalën e tij në seancë plenare, Balla u shpreh se sot ka fituar parlamentarizmi.

“Edi Rama bën marrëveshje dhe sa herë të doni, kur të doni, si ta doni, por thjesht e vetëm duhet të ulemi dhe të flasim. Sa herë do ulemi dhe do flasim, ne do prodhojmë marrëveshje, do prodhojmë lajme të mira. Këtu pastaj ka dhe një gjë tjetër që duhet të jemi shumë të qartë. Sot nuk ka lajm të mirë për opozitën, lajm të keq për shumicën, humbi mazhoranca, fitoi opozita, humbi opozita, fitoi mazhoranca… Jo, sot ka fituar parlamentarizmi”, shtoi Balla.

Por, sipas tij, kërkohet po ashtu që Rregullorja e Kuvendit të zbatohet me konsensus.

“Dhe testin e kemi pas 10 ditësh. Ne duhet të japim të paktën për Rregulloren, modelin për të gjithë dhe ata që na ndjekin që këta njerëz që bëjnë ligjet për të gjithë zbatojnë ligjin e tyre që e kanë të përditshëm, Rregulloren e Kuvendit”, tha Balla.

Më tej, ai theksoi se shumica mbetet e hapur për dialog me opozitën, duke deklaruar se marrëveshjet prodhohen përmes komunikimit dhe jo përmes përplasjes politike.

Sipas Ballës, dakordësia e arritur për Rregulloren e Kuvendit duhet të shihet si një fitore e parlamentarizmit dhe jo si avantazh për njërën palë politike.

Në vijim të fjalës, ai ndaloi edhe te funksionimi i komisioneve parlamentare, procesi i integrimit europian dhe nevoja për ritme më intensive të miratimit të ligjeve në kuadër të afrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian.

“Dëshiroj shumë që të ecim përpara dhe me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, t’i vëmë në funksion të gjitha këto institucione. Komisioni që u ngrit në shtator për herë të parë komisioni për Nismat Qytetare dhe Bashkëpunimin dhe Monitorimin Institucional ka një sfidë të re. Duhet të përmbushin një deficit që na ka ka dalë në punën tonë shumëvjeçare deri tani në Kuvend”, u shpreh Balla.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…