Gonzato: Rritje e madhe e investimeve të BE-së për arsimin në Shqipëri

Ambasadori i BE-së në Tiranë, i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar për “Programin kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve”


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Evropian mbështet arsimin dhe të rinjtë në Shqipëri, me qëllim që ata të besojnë se e ardhmja e tyre është në Shqipëri.

I pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë për “Programin kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve”, Gonzato foli për disa nga programet përmes të cilave Bashkimi Evropian kontribuon për arsimin në Shqipëri. Ai tha se investimet e BE janë rritur masivisht në mbështetje të sistemit arsimor në Shqipëri.

“Ndoshta shembulli më i dukshëm i këtij angazhimi që ne kemi, është programi “BE për shkollat”, përmes së cilit kemi mbështetur rindërtimin dhe rehabilitimin e 64 shkollave në Shqipëri dhe për mendimin tim, ky është një nga programet më fantastike që kemi në Shqipëri. Me kënaqësi e themi se 52 shkolla janë përfunduar. Nga këto shkolla të rindërtuara, nxënësit do të përjetojnë një mjedis të ri për të studiuar dhe do të përfitojnë nga kushtet më të mira për jetën e tyre profesionale”, tha Gonzato.

“Në formë paralele, ne po investojmë shumë edhe për nxënien gjithëpërfshirëse në Shqipëri, që askush të mos mbetet pas. Vjet në lançuam një projekt që vihet në zbatim nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur me anë të të cilit do të përfitojnë 135 000 nxënës e studentë si edhe do të trajnohen 50 000 mësues. Pra një përpjekje masive kjo”, tha ai.

“Ne po mbështesim dhe shkollën për fëmijët që nuk shohin dhe që nuk dëgjojnë, për t’i ofruar kushte dhe mësim sa më cilësor. Ne shohim arsimin si një mjet kryesor për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Prandaj ne mbështesim projektin “Supershkollat”, një program fantastik për shkëmbimin shkollor përmes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe që menaxhohet nga zyra e bashkëpunimit rajonal rinor. Ky ka qenë sukses në fazën e saj të dytë. Do të kemi dhe 100 shkolla të tjera, 1 200 nxënës që do të përfitojnë nga kjo mundësi fantastike, që u jep mundësi të rinjve të krijojnë kontaktet dhe të krijojnë mundësi në të gjithë rajonin”, tha Gonzato.

“Shtyllë tjetër e rëndësishme për bashkëpunimin është trajnimi dhe arsimi profesional. Pra, në ekonominë e Shqipërisë ne shohim nevoja urgjente për sa i përket aftësive në sektorë kyç, si turizmi…etj. Pra, ne kërkojmë shumë që institucionet shqiptare, por edhe sektori privat, të jenë optimal për sa i takon arsimit profesional në Shqipëri. BE investon edhe në zhvillimin aftësive dhe punësimin të të rinjve”, tha ai.

Sipas tij, “Në Shqipëri më shumë të rinj sesa duhen sot nuk janë as në arsim, as të trajnuar, dhe as në punësim, prandaj ne po ju mbështesim me programin “Garancia Rinore”, që është i aplikuar dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo skemë është novatore, duke u dhënë subvencione kompanive që të marrin në punë të rinjtë nën moshën 30-vjeçare, është mjaft e suksesshme. 24 milionë të rinj kanë përfituar nga këto skema në BE. Pjesa e parë pilot e kësaj skeme është lançuar në Tiranë, Shkodër e Vlorë, pres të zgjerohet në të gjithë vendin”, tha Gonzato.

Ai solli në vëmendje dhe nismën “Erasmus plus”, duke theksuar se është “një tjetër mundësi për shkëmbime akademike. Nga kjo nisëm kanë përfituar 10 000 të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga Erasmus që prej vitit 2014. Shqipëria merr pjesë edhe në nisëm e Universiteteve Evropiane, ashtu sikurse edhe të BE. Kjo ndihmon në krijimin e aleancave për universitetet e së ardhmes. Pjesë e nismës është dhe Universiteti i Durrësit tashmë”, tha ai.

“BE ka qenë shumë i shpejtë sa i përket kampusit për kolegjin e Evropës, një ide e lançuar nga Këshilli i Ministrave. Ky institucion ka trajnuar ato që janë bërë politikëbërësit e BE, ata të së ardhmes. Nga ky kampus i ri, do të hapen mundësi për të rinjtë evropianë nga BE dhe rajoni. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me ju për t’iu ofruar mundësi të rinjve në Shqipëri. Të rinjtë duhet të besojnë se ardhmja e tyre është në Shqipëri”, përfundoi Gonzato.

(Marrë nga ATSH)

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…