Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së cilit do të jenë institucionet përgjegjëse dhe prindërit e këtyre fëmijëve.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së cilit do të jenë institucionet përgjegjëse dhe prindërit e këtyre fëmijëve.

Episodi i radhës i podkastit “Flasim” i dedikohet fëmijëve me aftësi ndryshe dhe sfidave me të cilat përballen familjet e tyre.

Të ftuar të kryeministrit Rama në episodin e emërtuar “Ti nuk je vetëm” ishin Niko Dylgjeri, një i ri me spektër autik dhe Eglantina Bajrami nëna tij, të cilët treguan vështirësitë e rrugëtimit të tyre, por edhe progresin e arritur me shumë përkushtim.

Po ashtu e ftuar e kryeministrit ishte edhe Kristina Kasemi, mësuese ndihmëse, e cila tregoi sfidat e të punuarit me fëmijët me nevoja ndryshe.

Rama u shpreh se ky bashkëbisedim vjen në vazhdën e një përpjekjeje që qeveria po bën për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me këta fëmijë dhe me prindërit e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë pararojë e kësaj përpjekje.

“Përpjekja e prindërve është e gjithëhershme dhe e përditshme ndërkohë që për sa na takon ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tej përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij këshilli, i cili do të ketë në përbërjen e vetë përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues të prindërve si dhe të mësuesve”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se qeveria ka rritur numrin e mësuesve ndihmës, por nevoja është ende shumë e madhe. Ndaj kryeministri siguroi se numri i mësuesve ndihmës do të rritet vit pas viti.

Si kryetare e Shoqatës “Club Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me CSA / Autizmi Flet”, Eglantina shprehu shqetësimin, pasi për të rinjtë tashmë mbi 18 vjeç nuk ka asnjë lloj qasje.

“Terapinë e zhvillimit nuk mund ta ofrojmë sepse ajo merret deri në 15 vjeç, por duhet të shkojmë te terapia e aftësimit, t’i aftësojmë për jetën. Mjafton që të mbështeten, të pranohen dhe të kenë këtë qasje për t’i aftësuar. Po ashtu nuk ekziston asnjë qendër rezidenciale për ata që nuk kanë prindër”, theksoi ajo.

Ajo vlerësoi masat e marra nga qeveria si dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për të gjithë kujdestarët e të gjithë personave me aftësi të kufizuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…