Ismaili pret delegacionin e Kongresit amerikan, në fokus modernizimi i Parlamentit dhe integrimi në BE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili zhvilloi këtë të hënë një takim me një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili zhvilloi këtë të hënë një takim me një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në qendër të bisedës ishin modernizimi i procesit legjislativ dhe forcimi i institucioneve parlamentare, përfshirë përdorimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për më shumë transparencë dhe efikasitet. Vëmendje iu kushtua gjithashtu përshpejtimit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, përmes vijimit të reformave dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Ismaili theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave me partnerët amerikanë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e proceseve parlamentare më moderne.

“Partneriteti me SHBA-në mbetet një mbështetje e rëndësishme për forcimin e institucioneve demokratike dhe modernizimin e tyre”, u shpreh ministrja pas takimit.

Delegacioni amerikan drejtohej nga kongresisti republikan nga Florida, Vern Buchanan, kryetar i House Democracy Partnership, struktura dypartiake e Dhomës së Përfaqësuesve që bashkëpunon me parlamentet e vendeve partnere për transparencën parlamentare, mbikëqyrjen e qeverisë, aksesin në informacion, kapacitetet e administratës së parlamenteve dhe modernizimin e proceseve legjislative.

Nën drejtimin e Buchanan, kjo strukturë ka bashkëpunuar me qindra parlamentarë nga 47 vende të botës.

Burimi ATSH

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…