Jaço: Potenciali i Shqipërisë është për t’i pesëfishuar investimet amerikane

Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme


Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme këtë të enjte, ku në përfundim të mandatit të tij si President i AmCham, Enio Jaço bëri thirrje për progres në përmirësimin e klimës së investimeve.

Në praninë e 256 kompanive anëtare, ai tha se potenciali i Shqipërisë është për t’i pesëfishuar investimet amerikane ddhe sse do të duhet shumë punë për t’i rritur ato.

“Dikush një herë tha që nëse keni rritje 250% të Investimeve, çfarë doni më shumë? Përgjigja ime është ne nuk duam thjesht më shumë. Ne duam shumë më shumë. Ne vlerësojmë se potenciali i Shqipërisë është për t’i pesëfishuar investimet amerikane, për t’i bërë ato nga 220 milionë dollarë në mbi 1 miliardë dollarë. Kjo do e krahasonte Shqipërinë me ato vendet që thithin më shumë investime në Ballkan. Por për të arritur këtë na duhet një klimë biznesi që mundëson konkurrencën e ndershme dhe lufton të pandershmen, me paketa ligjore që parandalojnë korrupsionin. Gjithashtu kërkojmë reformimin e prokurimeve publike në platforma reale dhe transparente ku investitorët e huaj të konkurrojnë lirshëm krahas bizneseve lokale, standartizimin e kritereve automatike për marrje e lejeve të investimeve në mënyrë që Shqipëria të merret seriozisht nga investitorët e huaj”, tha Jaço.

“Fakt është se bizneset në Shqipëri vijojnë të operojnë në labirinthe burokratike dhe praktika të vjetëruara. Dhe në një kohë kur progresi drejt integrimit duhet të jetë i shpejtë, Shqipëria nuk e ka luksin të ecë me ‘baby steps’, i duhet të bëjë hapa të mëdha në një kohë të shkurtër. Por reforma mund të arrihet vetëm me një bashkëpunim real mes sektorit privat dhe administratës publike. Pavarësisht këtyre sfidave, ose ndoshta për shkak të tyre, tani më shumë se kurrë është e rëndësishme që të sigurojmë të ardhmen e tregtisë, bizneseve, hapjen drejt investimeve të reja dhe hapjen drejt investimeve të vërteta strategjike ku Dhoma Amerikane ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Unë do të vazhdoj të bashkëpunoj me përkushtim për të ndihmuar në zhvillimin dhe rritjen e komunitetit te bizneseve. Besoj se ne kemi një të ardhme të ndritur përpara nesh, dhe jam i gatshëm të kontribuoj në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi Jaço.

Pjesë e Asamblesë ishte edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe i Ngarkuari me Punë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner.

Ministri vlerësoi takimin si një mundësi shumë të mirë për të shtuar komunikimin me biznesin dhe për të ndarë politikat që po ndërmerr qeveria, ndërsa theksoi se fryma e bashkëpunimit dhe dialogu mes biznesit dhe qeverisë mbeten elementë të rëndësishëm në përpjekjen e përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Mete tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e klimës së biznesit, si digjitalizimi i shërbimeve publike, të cilat kanë kursyer kohë, kanë ulur abuzimet dhe kanë reduktuar barrierat për biznesin dhe qytetarët.

Ai vuri në dukje faktin se Paketa Fiskale që është propozuar nga qeveria dhe do diskutohet këto ditë në Kuvend, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e biznesit, parashikon ndryshime të vogla.

Mete tha se ekonomia shqiptare po ecën në një trajektore pozitive, gjë që është konfirmuar edhe nga FMN dhe BB, ndërsa qeveria parashikon që për vitin e ardhshëm ajo të rritet me 3.8%.

Investimet e huaja direkte janë rritur në vitet e fundit dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2023 arritën afro 700 milionë euro, sipas ministrisë. Në këtë aspekt, Meteshprehu angazhimin për vijimin e reformave lidhur me përmirësimet ligjore, veçanërisht sa i takon një kuadri të unifikuar për investimet dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.