Marrëveshja e grurit, Erdogan fton për vizitë Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit me ftesë të homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit me ftesë të homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftuan mediat turke të hënën, ndërsa Ankaraja kërkon të ringjallë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Kabineti i Erdoganit do të takohet këtë javë për të diskutuar “vizitën e mundshme të presidentit rus”, raportoi e përditshmja pro-qeveritare Hürriyet. Ndërsa agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti citon burime pranë kreut të shtetit turk që thonë se Erdogani dhe Putini pritet të takohen në fund të këtij muaji.

Nëse vizita realizohet ajo do të jetë e para për shefin e Kremlinit jashtë vendit që prej marsit kur Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi për të një urdhër-arresti për krime kundër njerëzimit. Turqia megjithatë, nuk është pjesë e marrëveshjes me këtë gjykatë.

Përveç marrëveshjes së grurit, Erdogan pritet t’i propozojë Putinit një armëpushim urgjent, sipas burimeve pranë tij për t’i hapur rrugën procesit të paqes në Ukrainë, që do të përqëndrohet tek interesat kombëtare jo vetëm të Ukrainës por edhe Rusisë.

Në front, vijojnë përpjekjet e Ukrainës për të shkatërruar linjat ruse të furnizimit dhe rrugët kyçe në territorin e pushtuar. Ura e rëndësishme Chonhar në gadishullin e Krimesë u godit sërish me raketa me reze të gjatë veprimi së bashku me tre nyje të rëndësishme rrugore që lidhin gadishullin e Krimesë dhe pjesët e pushtuar të Ukrainës kontinentale.

Për këto sulme Ukraina po përdor raketa me rreze të gjatë veprimi kryesisht ato të furnizuara nga Britania. Vendi po ashtu po shfrytëzon me efikasitet sistemet amerikane dhe gjermane të mbrojtjes ajrore.

Presidenti Zelenskiy tha se sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë atë amerikan Patriot dhe IRIS-T të Gjermanisë, po rezultojnë “shumë efikase” dhe “tashmë kanë dhënë rezultate të rëndësishme”.

Ukraina ka shtuar sulmet dhe ndaj objektivave brenda Rusisë. Prej dy muajsh Ukraina ka nisur një kundërofensivë të gjerë në përpjekje për të larguar forcat ruse nga territori i pushtuar.

Klan News

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…