Gonxhja: Shqipëria, alternativë turistike e sigurt pas anulimeve në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse për turistët që kanë anuluar pushimet në vendet e Lindjes së Mesme, për shkak të konflikteve dhe situatave të pasigurta në rajon.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse për turistët që kanë anuluar pushimet në vendet e Lindjes së Mesme, për shkak të konflikteve dhe situatave të pasigurta në rajon.

Gjatë një konference për mediet, Gonxhja theksoi se vendi ka potencial të lartë zhvillimi turistik dhe ofron një gamë të gjerë eksperiencash dhe shërbimesh për vizitorët.

“Shqipëria ofron një alternativë shumë të mirë turistike me oferta të diversifikuara”, u shpreh ai, duke ftuar turistët që të përfshijnë vendin tonë në planet dhe agjendat e tyre për pushime.

Ministri bëri të ditur se së fundmi po lidhen kontrata të reja me turistë nga vende të ndryshme që kanë anuluar pushimet e tyre në Lindjen e Mesme, duke treguar një interes të rritur për Shqipërinë si destinacion.

Gonxhja theksoi rëndësinë e promovimit të Shqipërisë si një vend i sigurt, me oferta të pasura kulturore, natyrore dhe turistike, duke e pozicionuar vendin si një alternativë të besueshme dhe tërheqëse për vizitorët ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu nënvizoi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike, me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve dhe forcimit të imazhit të Shqipërisë në tregjet globale turistike.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e…