Begaj: “Qendra Marshall”, kontribut në promovimin e paqes dhe të stabilitetit në Evropën Lindore

Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të Qendrës “Marshall” dhe të qeverisë amerikane e gjermane


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në takimin e përvitshëm të alumni të Qendrës Evropiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”.

Qendra “Marshall” u krijua nga partneriteti amerikano-gjerman 30 vjet më parë për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe të stabilitetit në Evropën Lindore.

Përgjatë këtyre 30 viteve, Qendra “Marshall” ka nxjerrë më shumë se 300 alumni nga Shqipëria në fushën e mbrojtjes, sigurisë, diplomacisë, drejtësisë dhe të akademisë.

Begaj tha se ndërsa Qendra “Marshall” feston 30-vjetorin e saj, është e rëndësishme të kujtojmë se ky institucion u krijua për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe të stabilitetit në Evropën Lindore.

“Qendra ‘Marshall’ ka qenë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar qeverinë shqiptare në projekte të rëndësishme, ku bën pjesë edhe mbështetja në hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare”, tha ai.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të Qendrës “Marshall” dhe të qeverisë amerikane e gjermane gjatë 30 viteve të fundit, me qëllim rritjen e kapaciteteve tona në fushat e sigurisë, mbrojtjes, demokratizimit dhe të forcimit të qëndrueshmërisë sonë kombëtare.

Presidenti theksoi se “sot marrin rëndësi më shumë se kurrë vlerat e qeverisjes demokratike, si dhe rëndësia kritike për të vazhduar investimin tonë në marrëdhëniet transatlantike”.

“Kërcënimet me të cilat përballemi nuk janë imagjinare, por reale. Për komunitetin tonë euroatlantik klima aktuale gjeopolitike e bën të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë me prioritete që kanë në thelb qëllime të përbashkëta: të sigurisë, paqes dhe të mirëqenies”, tha ai.

Qendra Evropiane e Studimeve për Sigurinë “George C. Marshall” e krijuar nga partneriteti amerikano-gjerman 30 vjet më…

Posted by Bajram Begaj on Wednesday, April 19, 2023

Presidenti theksoi po ashtu se “sot, po përballemi me sfida komplekse dhe hibride, ku hapësira kibernetike është një nga më kryesoret”.

“U jemi shumë mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen dhe për ndihmën e dhënë në ndërtimin e në forcimin e kapaciteteve dhe të qëndrueshmërisë sonë kibernetike. Përvoja jonë e hidhur është shembull i sfidave me të cilat përballemi, ku aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, me synime keqdashëse dhe destabilizuese mund të sulmojnë me një ndjenjë mosndëshkimi. Këto raste demonstrojnë rëndësinë e forcimit të Aleancës dhe të partneritetit euroatlantik. Konkretisht marrëdhënia gjermano-amerikane e Qendrës ‘Marshall’ është një shembull i shkëlqyer i partneriteteve të suksesshme”, tha ai.

Sipas Kreut të Shtetit, “rajoni i Ballkanit Perëndimor meriton akoma vëmendje, pasi ka hapësira që mbartin potenciale paqëndrueshmërie”.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi angazhimin serioz të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe të SHBA-së për përpjekjet këmbëngulëse në funksion të avancimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /ATSH

Nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” marin Diplomat e Gjuhës Gjermane

Diplomat u dorëzuan nga ambasadori Karl Bergner, drejtoresha e gjimnazit Majlinda Ziu, drejtuesi i seksionit gjermanisht-shqip Timo Oberschild si dhe…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” marin Diplomat e Gjuhës Gjermane

Diplomat u dorëzuan nga ambasadori Karl Bergner, drejtoresha e gjimnazit Majlinda Ziu, drejtuesi i seksionit gjermanisht-shqip Timo Oberschild si dhe…