Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe vlerëson veçanërisht marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Italinë.


Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe vlerëson veçanërisht marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Italinë.

“Fjalë si këto të bëjnë të ndjesh se përtej baltës, gurëve dhe jargëve, ky mision i vështirë ia vlen pikërisht për impaktin e punëve të mira. E kur këto fjalë mbërrijnë deri tek ti, nuk ka shije më të jashtëzakonshme sesa të kthehesh me sytë e mendjes në stacionet e arritjeve të mundimshme, ku ka aq shumë njerëz të shpërblyer në besimin që të dhanë. Dhe të marrësh forcë, për plot të tjerë që presin e që meritojnë të shpërblehen në besim
Hajër”, u shpreh Kryeministri.

Në mesazhin e saj, Margarita Mustafaj sjell në vëmendje se si sot 1 vit përpara hyri në fuqi marrëveshja e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë.

“Falë kësaj marrëveshjeje, unë sot jam pensioniste në moshën 59-vjeçare, që sikur ju personalisht të mos e kishit arritur me Melonin, do të dilja në moshën 67 vjeç. Pra, edhe 8 vjet të tjerë”, tha ajo.

Mustafaj shprehet se ka 42 vite pune midis Italisë dhe Shqipërisë dhe nuk mundej më të punonte.

“Kam filluar punë që në moshën 17 vjeç në Shqipëri. Rrita 3 fëmijë, por nuk i shijova siç duhet. Me orar e pa orar, në emigrim nuk i shihja dhe nuk përkujdesesha siç duhej, sepse nevoja më detyronte të punoja. E kështu, më në fund, falë jush arrita të dal në pension që në dhjetor dhe, shyqyr Zotit, po shijoj nipërit dhe mbesat”, shprehet ajo.

Mustafaj thekson se prej dy muajsh është në Durrës dhe, bashkë me të tjerë që po ashtu dolën në pension, shijojnë ditët në qytetin bregdetar.

“Llafosemi këtu me njëri-tjetrin dhe të njëjtën gjë themi: Ahh, sikur ta dinin këta të rinj që janë në protestë se çfarë do të thotë të dalësh në pension 8 vjet përpara, pas kaq vitesh sakrificë, kur shpresat dhe forcat po na linin… Ehhh, mor djem dhe vajza… Duhet ta kuptoni se ne ishim brezi i parë që mbajtëm me thonj e gjak një Shqipëri këto 30 vjet, por ama në Itali kush na pyeste? Kush do të na llogariste ne po të mos ishte ky kryeministër?! Ti rrofsh, o Edi, sepse ne e dimë ç’do të thotë të arrish një fitore të tillë. Ke mbështetjen tonë”, vijon mesazhi.

Po ashtu qytetarja vlerëson edhe ndihmën që ka marrë kur ra tërmeti në Durrës.

“Por na u gjende. Shtëpitë u rregulluan dhe lekët i morëm një për një. Pa shpresë ishim kur shihnim që italianët në Acuila, pas tërmetit atje në vitet 2000, janë akoma në baraka. Por ia dole. Po marrim dy pensione tani dhe, shyqyr Zotit, na bëre që këto muajt e beharit t’i kalojmë këtu, në shtëpitë tona, me shokë e miq që shiheshim një herë në vit. Një lutje kemi: Mbase na i ngre pak edhe këto pensionet shqiptare. E dimë që nuk është e lehtë, por do ia dalësh”, shprehet ajo.

Po ashtu, qytetarja shpreson se njëlloj do të finalizohet edhe marrëveshja me Greqinë për pensionet.

“Sikur ta mbyllësh marrëveshjen edhe me Greqinë, se kam 2 vëllezër atje dhe mezi presin të shkretët. Do na bashkoje të gjithëve për këto ditë që na kanë ngelur… Por për këto duhet punë dhe ti, siç e ke treguar, ia ke arritur… Prandaj të urojmë: Të kesh forcë të na i çosh përpara këto punë. Diaspora pret akoma nga ty”, thuhet në mesazh.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe…