Hasani: Anëtarësimi në BE, tregues i orientimit të palëkundur euroatlantik të Shqipërisë

Një delegacion i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit të Spanjës, Pilar Rojo Niguera.


Një delegacion i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit të Spanjës, Pilar Rojo Niguera.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Igli Hasani dhe përbëhej nga deputetët Albana Vokshi, Skënder Pashaj dhe Vangjel Dule. Delegacioni u shoqërua nga ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë, Entela Gjika.

Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipëria dhe Spanja, bashkëpunimin parlamentar, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Mbështetja e Spanjës për rrugën evropiane të Shqipërisë ishte në qendër të bisedimeve.

Kryetari i delegacionit shqiptar, Igli Hasani, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve spanjolle ndaj perspektivës evropiane të vendit dhe theksoi rëndësinë e vijimit të reformave në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas Hasanit, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një interes kombëtar dhe një tregues i orientimit të palëkundur euroatlantik të Shqipërisë.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu sfidat e sigurisë në Evropë, zhvillimet gjeopolitike në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes vendeve aleate dhe partnere.

Përfaqësuesit spanjollë ritheksuan mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të reformave për avancimin e mëtejshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Palët vlerësuan gjithashtu se arsimi, bashkëpunimi ushtarak dhe turizmi mbeten ndër sektorët me potencial të lartë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

Shqipëria kryeson vendet me progresin më të shpejtë në turizëm në botë, sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

Shqipëria kryeson vendet me progresin më të shpejtë në turizëm në botë, sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit…