Rama: “Gov AI” sistem nervor i transformimit digjital të shtetit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ku theksoi se demokracia nuk mund t’i delegohet një algoritmi.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ku theksoi se demokracia nuk mund t’i delegohet një algoritmi.

Në fjalën e tij Rama nënvizoi se gjykimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia mbeten ekskluzivisht njerëzore.

Sipas tij, inteligjenca artificiale ka ndikim të thellë, pasi rrit transparencën dhe e bën më të vështirë fshehjen e vendimeve të pandershme.

Ai u shpreh se përdorimi i inteligjencës artificiale në administratë u jep nëpunësve publikë më shumë informacion përpara marrjes së vendimeve.

“Algoritmi nuk është i mençur, nuk ka ndërgjegje dhe as instinkt moral. Ai nuk ka lidhje personale dhe nuk mund të ndikohet nga interesa të fshehta”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sipas tij, qëllimi nuk është fuqizimi i teknologjisë në vetvete, por kufizimi i hapësirave të abuzimit me pushtetin njerëzor aty ku ai bëhet i padukshëm dhe i pakontrollueshëm.

Duke folur për transformimin digjital të shtetit, Rama u ndal edhe te sistemi “Diella”, duke theksuar se ai përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërveprimin e qytetarëve me shërbimet publike.

“Ne nuk e zgjodhëm emrin ‘Diella’ rastësisht. Dielli nuk negocion me hijet, thjesht i largon ato”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se përtej “Diellës” po zhvillohet edhe sistemi “Gov AI”, i cili, sipas tij, përbën shtresën më të avancuar të inteligjencës institucionale në administratë.

““Gov AI” përfaqëson një sistem nervor të padukshëm të shtetit, që funksionon brenda institucioneve publike, jo për të zëvendësuar ministritë apo nëpunësit, por për t’i lidhur dhe fuqizuar ato”, tha Rama.

Rama theksoi se ky sistem do të mundësojë analizë më të shpejtë të të dhënave, krahasim më efikas të dokumenteve dhe integrim të informacionit ndërinstitucional.

Ai shtoi se inteligjenca artificiale shpesh përshkruhet si revolucion industrial i së ardhmes, por në fakt për qeveritë ajo përfaqëson një revolucion administrativ, që ndryshon mënyrën e funksionimit të shtetit.

Sipas Kryeministrit, shtetet historikisht janë zgjeruar duke shtuar struktura dhe personel, ndërsa me inteligjencën artificiale kapaciteti institucional rritet përmes inteligjencës dhe efikasitetit, jo vetëm përmes zgjerimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.