Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe 2026”.


Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe 2026”.

Në një intervistë në kuadër të këtij samiti ai shtoi edhe se Evropa ka nevojë për më shumë unitet politik për të rikthyer protagonizmin.

Më poshtë intervista e plotë:

”Future Investment Initiative Europe 2026” është samiti ku janë personazhet më të rëndësishëm nga e gjithë bota pikërisht për të folur mbi të ardhmen e Evropës, për të diskutuar për këtë.

A mundet Evropa të rikthehet të jetë protagoniste e këtij skenari? Dhe mbi të gjitha, cila është receta fituese për t’u rikthyer të jetë e tillë? Jemi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, faleminderit që jeni këtu me ne.

Rama: Faleminderit juve.

Atëherë, le të nisim pikërisht nga kjo situatë komplekse nga pikëpamja gjeopolitike, nga pikëpamja ekonomike. Çfarë mund të bëjë Evropa për t’u rikthyer protagoniste?

Rama: Unë nuk kam një recetë për këtë problem të madh në këtë moment shumë të rëndësishëm sfidash dhe gjithashtu të shumë vendimeve që duhen marrë, por ajo që më duket më e thjeshta, në kuptimin e përmendjes së saj, është fakti që Evropa ka një problem politik. Përveç të gjitha gjërave që duhen bërë, që të gjithë e dinë se duhen bërë, përveç të gjitha studimeve dhe raporteve, nga ato të selive të ndryshme deri tek ato të Mario Draghit e kështu me radhë, ekziston një çështje e funksionimit politik të Evropës. Evropa politike funksionon me shumë vështirësi dhe kjo sigurisht është një nyje që duhet trajtuar dhe, mundësisht, zgjidhur. Është shumë më e lehtë ta thuash sesa ta bësh, por nëse nuk ka një qeverisje politike, nëse nuk ka një kapacitet politik për të ecur në të njëjtin drejtim, nëse nuk ka një arkitekturë vendimmarrjeje që t’i japë Evropës aftësinë për të ecur përpara me vendosmëri dhe për të qenë e bashkuar, më duket se gjithçka tjetër bëhet më pak e lehtë dhe shumë më e vështirë, gjë që tashmë është e vështirë.

Edhe në Shqipëri në këtë moment po jetoni një moment tensioni të fortë?

Rama: Jo, nuk do ta thosha. Në Shqipëri është një moment përballjeje mes një pjese të shoqërisë ku ka nga të gjitha, nga dashamirësit e sinqertë të natyrës deri te spekulatorët me ndjenjat e njerëzve, por ajo që është e sigurt është se gjithçka amplifikohet pa kufij nga rrjetet sociale dhe nga mediet ndërkombëtare; është amplifikuar shumë edhe për arsye të ndryshme, por mbi të gjitha për një arsye të vetme, që është përplasja politike dhe ideologjike kundër Donald Trumpit. Brenda është emri i tij, shihet hija e tij, ka një këmbëngulje të tepruar që nuk ka asgjë të bëjë me debatin thelbësor.

Po flitet shumë për unitetin në këtë samit, për unitetin mes vendeve të ndryshme, për rëndësinë e bashkëpunimit pikërisht për të kërkuar të kemi një të ardhme më të mirë, një të ardhme më kohezive. Prandaj ajo që ju pyes është: ekziston edhe një marrëdhënie historike mes dy vendeve, mes Italisë dhe Shqipërisë. Si po zhvillohen këto marrëdhënie?

Rama: Mes Italisë dhe Shqipërisë jemi në momentin më të mirë të marrëdhënieve tona, të cilat kanë qenë gjithmonë shumë të mira, dhe përpiqemi të bëjmë më shumë. Ekziston një vullnet nga të dyja palët për të qenë më strategjikë dhe për të qenë më kirurgjikalë në bashkimin e projekteve të përbashkëta.

Duke folur për projekte të përbashkëta, Shqipëria po bëhet dhe po afirmohet gjithnjë e më shumë si një vend strategjik nën profile të ndryshme, duke filluar nga ai ekonomik.

Rama: Po, me Italinë, për shembull, kemi një ambicie shumë të rëndësishme të përbashkët për të krijuar këtë mekanizëm të ri trepalësh së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe për të prodhuar dhe për të sjellë më shumë energji të pastër në Evropë.

Është një gjë shumë strategjike dhe ne po punojmë së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të ketë një projekt shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, Italinë dhe Evropën.

Me këtë luftë në Lindjen e Mesme, Evropa e ka kuptuar gjithnjë e më shumë se sa thelbësore është energjia dhe gjithashtu sa e lidhur është me aspektin gjeopolitik.

Rama: Sigurisht, ky është thelbi i çështjes dhe për këtë ne tani po përpiqemi të gjejmë atë që është në interes të përbashkët dhe që na bashkon jo vetëm për interesin, por edhe për atë marrëdhënie të veçantë që ekziston mes nesh.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…